Voskopoja ende është në situatë kritike si pasojë e zjarrit. Mbrëmjen e sotme nuk është bërë e mundur vënia e flakëve nën kontroll.
Idriz Kuca, komandant i batalionit shprehet se pasi ka vrojtuar nga afër gjendjen e zonës së përfshirë nga zjarri, është marrë vendimi që nesër në orët e para të mëngjesit në zbardhje të ditës, do të operojnë rreth 100 forca nga strukturat e qarkut të Korçës, të ndarë në drejtime ku zjarri do ketë prioritete në avancim dhe rrezik.
Kryesisht do të jenë forcat njerëzore, pasi me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të pakalueshëm.


