• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VEND/ Çako: Kemi informacionet se në zonat që po digjen duan të ndërtohen resorte! Policia të reagojë në kohë
Home
Sociale

ZJARRET NË VEND/ Çako: Kemi informacionet se në zonat që po digjen duan të ndërtohen resorte! Policia të reagojë në kohë

4 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Njësoj si zv.kryeministri Erion Braçe, edhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka konfirmuar se ka informacionet se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve, për t’i kthyer këto toka në resorte turistike. Në një lidhje telefonike në Report Tv, Çako i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve.

“Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona”, iu përgjigj Çako pyetjes së gazetarit të Report Tv, Besard Jacaj.

Nga ana tjetër, ai është shprehur edhe i pakënaqur me punën e disa bashkive, duke deklaruar se “kujtohen kur bie zjarri që duhet të shtojnë kapacitetet për përballimin e këtyre situatave”. Nisur nga fakti se kjo është një situatë e përsëritur çdo verë, Çako tha se kjo gjë nuk do të tolerohet. Ndërkohë, sqaroi se zjarret kanë rënë në sipërfaqe me shkurre dhe fatmirësisht nuk ka pasur zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë djegur.

“E kanë në kontroll deri diku, por herë pas herë merr përmasa te shkurret masive të thara. Iu bëj thirrje qytetarëve, subjekteve, të rrisin vëmendjen dhe të angazhohen për t’u bërë pjesë jo vetëm vullnetarisht për të parandaluar zjarrin, se është një fatkeqësi dhe prevalon për shkak të pakujdesisë apo iniciativave kriminale. Zjarri është një fenomen natyror, në bazë të ligjit u bëj thirrje kryetarëve të Bashkive të rrisin kapacitete e tyre dhe të investojnë për të përmirësuar flotën dhe nivelin e reagimit të parandalimit të zjarrjeve, se shpesh kujtohen në pikën e verës apo kur kanë rënë zjarre. Nuk ka zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë përfshirë nga zjarri”, përfundoi Çako.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Konfirmohen 121 raste të reja me koronavirus në Greqi
Previous article ULTRASIT "ZIKALTËR" MBËSHTESIN CONTEN/ Shikoni çfarë bëjnë para zyrave të Inter (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT