• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË SHQIPËRI/ Yuri Kim: Shpreh dhimbjen për dëmet e shkaktuara, populli amerikan është në krahun tuaj
Home
Breaking News

ZJARRET NË SHQIPËRI/ Yuri Kim: Shpreh dhimbjen për dëmet e shkaktuara, populli amerikan është në krahun tuaj

10 August, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ambasadorja e SHBA ne Tirane Yuri Kim ka reaguar ne lidhje me zjarret ne Shqiperi, ku shprehu dhimbjen për dëmet e shkaktuara, populli amerikan është në krahun tuaj në këto kohë të vështira.

Mesazhi i Yuri Kim:

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të shpreh trishtimin tim të thellë për dëmin e shkaktuar nga zjarret në Shqipëri. Mendimet tona shkojnë për të gjithë shqiptarët gjatë kësaj kohe të vështirë, veçanërisht me ata jetët e të cilëve janë prekur nga shkatërrimi.

Ne i jemi mirënjohës personelit ushtarak dhe zjarrfikësve për aktet e tyre heroike për të luftuar zjarret dhe ndihmuar në parandalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve dhe pronës. Gjithashtu do të doja të falënderoja Ministrin e Mbrojtjes Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Çako për përpjekjet e tyre në udhëheqjen e përgjigjes ndaj këtyre zjarreve.

Unë sot jam në rajonin e Vlorës për të takuar ekipin tonë amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët erdhën në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes. Unë jam mirënjohëse për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj thirrjes për ndihmë. Ata tashmë kanë filluar të trajtojnë sfidat, duke punuar së bashku me partnerët tanë shqiptarë. Këto përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunimi midis vendeve tona është ajo çka aleatët bëjnë për njëri -tjetrin në kohë nevoje. Këto janë çastet kur miqtë dhe aleatët qëndrojnë së bashku për të përballuar këto sfida të vështira.

Unë jam gjithashtu shumë e kënaqur që planifikimi i mëparshëm i emergjencës midis vendeve tona po ndihmon me këto përpjekje, veçanërisht dhurimet e pajisjeve të zjarrfikësve nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 2019. Pajisjet e zjarrfikësve, të tilla si kovat “Bambi” të përdorura nga helikopterët, tani po përdoren për të shpëtuar jetë.

Më lejoni ta them sërish, populli amerikan është në krahun tuaj – dhe do të jetë gjithmonë në krahun tuaj – gjatë kohëve të vështira. Faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHIFRAT E INFEKTIMEVE NË RRITJE!" Alimehmeti: Delta i ngjan gripit sezonal. MODELI i këtij shteti na duhet...
Previous article E ARDHMJA LARG INTER/ Eriksen kryen vizitat mjekësore, pranë firmës me klubin legjendar...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI VIJON TË DJEGË PYJET/ Situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter Aktualitet

ZJARRI VIJON TË DJEGË PYJET/ Situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter

ME ARMË DHE MUNICION/ Arrestohet në Krujë 61-vjeçari i dënuar më parë për kultivim droge Aktualitet

ME ARMË DHE MUNICION/ Arrestohet në Krujë 61-vjeçari i dënuar më parë për kultivim droge

TRAGJEDI NË FAMILJEN SHQIPTARE NË FLORIDA/ Tre fëmijë humbin jetën në zjarr, 4 të tjerë në gjendje kritike Aktualitet

TRAGJEDI NË FAMILJEN SHQIPTARE NË FLORIDA/ Tre fëmijë humbin jetën në zjarr, 4 të tjerë në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT