• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll
Home
Nderkombetare

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

2 August, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Erërat e forta kanë përhapur zjarret në shumë zona të Greqisë, duke e përkeqësuar situatën, ndërkohë, zjarret në Francë dhe Spanjë duket se po izolohen, pasi flakët janë vënë nën kontroll. Qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga avionë zjarrëfikës punuan për të mbrojtur Porto Germenon, një zonë turistike në Gjirin e Korintit, por erërat e forta përhapën me shpejtësi flakët në bregdetin në perëndim të Athinës.

Sipas Associated Pres, zjarri shpërtheu të premten pranë fshatit fqinj Agios Vasileios. Rreth 300 persona u evakuuan nga deti dhe autoritetet lëshuan urdhra të mëtejshëm evakuimi për rajonet. Autoritetet greke lëshuan edhe alarme emergjence për disa zona dhe paralajmëruan për rrezik ekstrem nga zjarret në rajonet e Atikës dhe Evias.

Zjarri në Porto Germeno u nda në tre fronte dhe shumë shtëpi u përfshinë nga flakët në zonë, duke bërë që autoritetet të lëshojnë urdhra evakuimi për qytetet e afërta të Agia Paraskevi, Kryo Pigadi dhe Agios Nektarios.

Zjarret nën kontroll në Francë

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, tha se zjarret që kanë shkatërruar Francën, të cilët u konsideruan edhe si zjarri më i madh që nga viti 1949 tashmë janë nën kontroll.

“Në përgjithësi, zjarret tani janë nën kontroll në vendin tonë dhe, në Gironde, në jugperëndim, jemi rikthyer në një situatë më të qëndrueshme”, tha ai në një intervistë me të përjavshmen La Tribune Dimanche.

Ndërsa, Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez tha se flakët që lanë gjurmë shkatërrimi nëpër fshatra janë lehtësuar. Në një postim në X, ai tha se zjarret në Gironde tani ishin nën kontroll, pas një pune intensive për izolimin e flakëve. Edhe në Portugali, zjarri masiv është vënë nën kontroll.

Situata në spanjë.

Spanja vazhdoi të luftonte me disa vatra të zjarreve të egra të shtunën, dy ditë pasi qeveria shpalli fundin e një emergjence kombëtare të shkaktuar nga zjarret e mëdha në provincat qendrore të vendit. Megjithatë, zjarret u përkeqësuan gjatë natës në Leon.

Sipas shërbimit klimatik Copernicus të Bashkimit Evropian, Evropa është vendi që po ngrohet më shpejt në botë, ku temperaturat janë rritur me më shumë se dyfishin e mesatares globale që nga vitet 1980. Temperaturat në rritje dhe thatësira e zgjatur e lënë bimësinë më të thatë dhe më të djegshme, duke lejuar që zjarret të përhapen më shpejt dhe të digjen më intensivisht

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PIKU" I SEZONIT TURISTIK/ Fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës
Previous article ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT