• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË BANESA/ Apel për kujdes në përdorimin e pajisjeve elektrike dhe bombolave të gazit
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET NË BANESA/ Apel për kujdes në përdorimin e pajisjeve elektrike dhe bombolave të gazit

14 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në territorin e bashkisë Maliq janë shënuar së fundmi disa raste zjarresh në banesa, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezik për jetën e banorëve.

Sipas njoftimit nga Shefi i Emergjencave Civile, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e flakëve dhe pasojat më të rënda.

Autoritetet bëjnë apel për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në përdorimin e pajisjeve elektrike, bombolave të gazit dhe gjatë ndezjes së zjarreve pranë banesave.

“Çdo pakujdesi mund të kthehet në tragjedi, ndaj është e domosdoshme të respektohen masat e sigurisë,” theksoi Shefi i Emergjencave Civile, Stiljan Belishta.

Kjo situatë shoqërohet me kosto financiare jo vetëm për të dëmtuarit, për familjarët, por njëkohësisht edhe për Bashkinë Maliq. U bëj një thirrje të gjithë banorëve, kryefamiljarëve: bëni kujdes dhe lajmëroni në kohë shërbimin zjarrfikës, duke përcaktuar qartë vendndodhjen, përmbajtjen e fenomenit, në mënyrë që ekipi i shuarjes së zjarrit të arrijë në kohë dhe të minimizojë kostot apo pasojat e zjarrvënieve të qëllimshme ose nga pakujdesia,” shtoi z. Belishta.

Bashkia Maliq, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, po vijon monitorimin e situatës dhe është në gatishmëri për çdo rast emergjence.

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në bashkinë Maliq mbulon rreth 80 fshatra me një popullsi të konsiderueshme prej rreth 70 mijë banorësh, ndërsa ka në mbulim edhe sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e kullota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E VËSHTIRË ME FLAKËT/ Vijon zjarri në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës, zona në rrezik nga municionet
Previous article "NEVERI PËR LEHAQENIET QË VAZHDOJNË AVAZIN"/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT