• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: Rritje e ndjeshme të vatrave, shkak thatësira e temperaturat e larta
Home
Sociale

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: Rritje e ndjeshme të vatrave, shkak thatësira e temperaturat e larta

27 July, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vend. Në një deklaratë për mediat, bëhet me dije se muaji korrik ka patur një rritje të ndjeshme të vatrave të zjarrit, kjo si pasojë e thatësirës.

Sipas Ministrisë, aktualisht aktive është një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë, që është vënë nën kontroll. Po ashtu theksohet se janë angazhuar në terren të gjitha strukturat e emergjencave civile.

“Të gjitha kapacitetet dhe strukturat e emergjencave civile kanë punuar për normalizimin e tyre dhe janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente të mundshme. Aktualisht është aktive një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e tij”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Nisur nga fakti se vendi ynë është goditur nga i nxehti afrikan, ku priten temperatura shumë të larta, Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje strukturave të mbrojtjes civile që të jenë në gatishmëri.

“Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, temperaturat në vendin tonë do të jenë relativisht të larta deri në 41°C. Kërkohet nga strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri”, thekson ministria.

Po ashtu i bëhet thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi zjarrvënia e qëllimshme, apo nga pakujdesia, do të ndëshkohet.

“Ndërkohë iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate emergjente që mund të përballemi gjatë këtyre ditëve të nxehta”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHELSEA I "ÇMENDUR" PAS HAALAND/ Talenti norvegjez: Vlera ime 175 milionë euro? Shpresoj vetëm që…
Previous article AEL LIMASOL NISET DREJT SHQIPËRISË/ Kundërshtarët e Vllaznisë kujdesen në maksimum për… look-un (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT