Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se flakët kanë marrë përmasa të mëdha. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e banorëve të zonës.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.


