Rreth orë 01:10 të mëngjesit në rrugën “Drago Siliqi” Tiranë pranë shkollës Osman Muderrzi ka rrënë zjarr në banesën e dytë dykatëshe.
Nuk ka probleme për njerëzit por as për banesat aty pranë.
Në vendngjarje kanë shkuar 2 makina të zjarrëfikëses të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e komisariatit numër 1 të Policisë që monitorojnë situatën, shprehen burimet për Alpenews.


