Kati i dytë i një banese në Shkodër u përfshi nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kurse shkak dyshohet se është bërë një shkëndije elektrike.
Ngjarja ka ndodhur sot (10 qershor), rreth orës 14:50, në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe pritet ekspertimi piroteknik për të zbuluar përfundimisht shkakun që shkaktoi vatrën e zjarrit.


