• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS LARGIMIT TË ROMINA KUKO/ Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari nënkryetar
Home
Politikë

PAS LARGIMIT TË ROMINA KUKO/ Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari nënkryetar

10 June, 2025 s.autor Politikë

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.
Megi Fino lindi në Janinë më 7 Prill 1993. Studimet parauniversitare në programin International Baccalaureate (IB) Diploma i përfundoi në Pekin në vitin 2012.
Më pas studioi drejtësi në City, University of London në Britaninë e Madhe, prej të cilit zotëron edhe diplomën Master (LLM) në të Drejtë Publike Ndërkombëtare dhe në vijim diplomën e Masterit Profesional të Praktikës Ligjore (LPC). Në vitin 2015, u diplomua në gjuhën kineze (mandarin) nga SOAS University of London.
Fino u angazhua si këshilltare ligjore për çështjet e emigracionit në studio ndërkombëtare gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare, si dhe në qendra për shërbim juridik falas, me orientim asistencë sociale.
Prej vitit 2018, ajo punoi si avokate në studion ligjore CMS Adonnino Ascoli & Cavasola Scamoni në Tiranë, dhe më pas si eksperte rregullatore në departamentin ligjor dhe të marrëdhenieve me jashtë të kompanisë Vodafone Albania.
Në vitin 2021, znj. Fino hartoi Indeksin e Integritetit, pjesë e projektit STAR 3 për reformën e qeverisjes lokale, duke shërbyer si këshilltare integriteti e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe spanjisht, si dhe njeh mire gjuhën kineze, italiane dhe greke.
Megi Fino shërben si Zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E ISH-KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS/ Rama mesazh ngushëllimi: Humbëm një shqiptar të mirë dhe politikan të rafinuar
Previous article ZJARR NË SHKODËR/ Shkrumbohet kati i dytë i banesës, dyshohet se...

s.autor

Postime të ngjashme

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT