Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mbrëmjes në malin e Shëngjinit pranë lagjes Sake.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit.
Zjarrfikësit janë vendosur pranë bizneseve dhe banesave, për të mos lejuar përhapjen e flakëve.
Poshtë vatrës se zjarrit ndodhen dhe disa depozita karburanti, por fatmirësisht nuk kanë karburant brenda.


