Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke në një fshat të Sarandës i quajtur Shelegar. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv po digjet një sipërfaqe toke me ullishte nga ku është rrezikuar edhe një shtëpi aty pranë. Fatmirësisht në banesë nuk ka asnjë lajm.
Flakët kanë rrethuar banesën, e ndërsa siç shihet në luftë me flakët dhe për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësja e ka të vështirë të ndërhyjë.
Kryetari i fshatit bën apel për ndihmë, pasi flakët po favorizohen edhe nga era.
“350 rrënjë të djegura, po rrezikohet edhe 500 bimë afër kishës dhe po rrezikohet edhe Shelegari, kërkojmë ndihmë, kemi komunikuar me zjarrfikëset na kanë thënë do vijmë, zjarrfikëset e Delvinës dhe Finiqit janë të bllokuara, ndihmë vetëm ndihmë se me punëtorë nuk fiket zjarri, dëmi është i madh dhe po vazhdon të digjet”, tha kryetari i fshatit.
Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tij. Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje, por nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë e qëllimshmne. Zjarrvëniet e qëllimshme është një problematikë me të cilën është përballur shpesh herë vendi ynë. Pak javë më parë, 2 persona i vunë zjarrin një sipërfaqeje në Malin e Tomorrit, duke shkaktuar dëme të mëdha, për pasojë ato u arrestuar.


