Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën kodrinore të qytetit të Durrësit, në vendin e njohur si Çezma e Ferrës, në lagjen nr.8.
Burime policore bëjnë të ditur se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë neutralizimin e flakëve dhe po vënë zjarrin nën kontroll. Fatmirësisht, flakët nuk rrezikojnë të përhapen në një zonë më të gjerë. Zona përreth është e mbushur me shtëpi, që mund të viheshin në rrezik nëse era ndihmonte përhapjen e flakëve.
Nuk dihet ende nëse flakët janë shkaktuar nga temperaturat e larta apo bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.


