• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“USHTARËT ZËVËNDËSOHEN…”/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…
Home
Aktualitet
Kronikë

“USHTARËT ZËVËNDËSOHEN…”/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

28 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fiks Fare ka bërë një investigim brenda institucioneve shtetërore, mbi pushtetin e Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pse është shkarkuar nga funksionet publike.

Fiks Fare hyri në disa prej këtyre institucioneve, u prezantua si punëkërkuese dhe bisedoi drejtpërdrejt me titullarët.

Dhe në këto biseda, emri i Belinda Ballukut del përsëri në qendër: si “shefe”, si person që mund të ndikojë në emërime, në punësime dhe në vendimmarrje.

Fiks Fare solli dëshmi, biseda dhe përballje direkte me Belinda Ballukun.

“Nëse Bela e çon emrin…”

Investigimi nis në Autoritetin e Aviacionit Civil, ku gazetarja e Fiks Fare kontakton drejtorin Maksim Et’hemaj, duke shprehur interes për një vend pune në sektorin e medias. Gjatë bisedës, Et’hemaj flet për punonjësen aktuale të medias dhe e lidh atë me Belinda Ballukun.

Sipas tij, nëse ajo do të zëvendësohej dhe në vend të saj do të vinte një person tjetër, kjo do të ishte thjesht çështje emrash, duke lënë të kuptohet se një propozim nga Balluku do të merrej në konsideratë. Por pse do të kishte rëndësi sot një emër i propozuar nga një ish-ministre?

“Nëse je mikesha e shefes, je dhe e imja”

Fiksi shkon më tej, në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Edhe këtu skenari është i njëjtë: kërkesë për punësim. Drejtori Sokol Zajmi shprehet:

“Nëse je mikesha e shefes, je dhe e imja.” Më pas ai përdor edhe një tjetër shprehje: “Ushtarët zëvendësohen kollaj, po mbretëresha nuk zëvendësohet dot.” Por kush është “shefja” dhe kush është “mbretëresha”? Në kontekstin e bisedës së regjistruar nga Fiks Fare, referenca lidhet me Belinda Ballukun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar
Previous article ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit Aktualitet

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT