Ditën e sotme ka marrë flakë një anije peshkimi në brigjet e detit Adriatik në Durrës, ku fatmirësisht janë shpëtuar 3 peshkatarë anëtarë të ekuipazhit.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar ambasada Italiane në Tiranë e cila bën me dije se operacioni i shpëtimit është zhvilluar nga GDF në Durrës.
“Aksion i pabesueshëm shpëtimi i zhvilluar nga GDF në Durrës: një anije peshkimi e cila kishte marrë flakë dhe tre peshkatarë në të të shpëtuar pak më parë falë një operacioni shpëtimi në det.
Faleminderit GDF për praninë e vazhdueshme dhe veprimin e menjëhershëm në mbështetje të autoriteteve dhe shtetasve shqiptarë”, shkruan ambasada.
Anija ndodhej në një largësi 6 milje nga bregu dhe shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.