• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I RECEPSIONISTIT NË DHËRMI/ Dëshmia tronditëse: Gerald Shehu do ta digjte trupin, por ishte i gjatë dhe nuk e merrte furra
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I RECEPSIONISTIT NË DHËRMI/ Dëshmia tronditëse: Gerald Shehu do ta digjte trupin, por ishte i gjatë dhe nuk e merrte furra

15 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eraldo Nevruzi, një 31 vjeçar me origjinë nga Korça dhe banim në Tiranë, u vra pak ditë më parë nga pronari i Hotel “Greccia” në Dhërmi. Ai kishte shkuar atje të punonte si recepsionist gjatë sezonit veror, por një konflikt i çastit me pronarin Gerald Shehu i mori jetën.

Ky i fundit, me origjinë nga Tepelena dhe banim në Angli, e qëlloi dy herë me armë zjarri 31 vjeçarin dhe trupin e tij e hodhi në përroin e Gjipesë. Në tentativë për t’u arratisur, ai është arrestuar në Aeroportin e Korfuzit dhe pritet ekstradimi.

Emisioni “FactCheck” ka mundur të sigurojë foton ekskluzive të automjetit që drejtohet nga Gerald Shehu, gjatë rrugës nga Dhërmiu në drejtim të Sarandës, ku pronari i Hotel “Greccia” e braktisi sepse mori taksi drejt Igumenicës.

Në pranga kanë rënë dhe dy punonjës të hotelit, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët e kanë ndihmuar autorin të transportojë dhe fsheh trupin e 31 vjeçarit. Një pjesë e dëshmisë së Lartit është zbardhur dhe përmban detaje vërtet tronditëse.

Ai ka pranuar para hetuesve se ka ndihmuar pronarin Gerald Shehu që të fshihte trupin e recepsionistit pas vrasjes. Sipas tij, plani nuk ka qenë që trupi të hidhej në përroin e Gjipesë, por të digjej në furrën e mishit të restorantit.

Për shkak se Eraldo Nevruzi ishte shtatëlartë, furra nuk e nxinte dhe pronari i Hotel “Greccia” ka vendosur të bëjë një plan tjetër.

David Larti: Pasi Geraldi na tha që ka vrarë Nevruzin, unë mora disa herë qese të zeza tek kuzhina me qëllim të mbështillnim trupin e viktimës. Pasi mbështollëm trupin mora açe dhe fshesë për të pastruar vendin e krimit. Më pas trupin e vendosëm në bagazhin e makinës AUDI Q7 dhe në ora 04:40 minuta të mëngjesit Geraldi u largua me makinë. Geraldit i dhashë një bluzë nga të mijat.

Daniel Qose: Konfirmoj deklarimet, ndërsa unë kam marrë rrobat e Geraldit dhe i vendosa të digjeshin tek furra e pjekjes së mishit.

Këto delarime tregojnë për natyrën kriminale të pronarit të Hotel “Greccia”, i cili pasi dogji rrobat e tij të trupit në furrën e mishit, ka tentuar të djegë dhe trupin e Eraldo Nevruzit, që Policia të mos gjente asnjë provë të vrasjes. Nga këqyrja e trupit të recepsionistit, janë konstatuar shenja dhune dhe dy plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, një në kokë dhe një në trup.

31 vjeçari është rrahur nga Gerald Shehu para se të qëllohej me dy plumba pistolete dhe në rrobat e pronarit të Hotel “Greccia” ka pasur njolla gjaku, ndaj ai ka vendosur t’i djegë ato./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIFOZERITË/ Në Itali dorëzohen dhe pranojnë ‘humbjen’ në tribuna: Ka ‘pushtim’ shqiptarësh, ne me Del Pieron
Previous article AKSIDENTI ME VDEKJE NË DURRËS/ Dalin pamjet nga vendngjarja, dëshmitarja: Autori drejtonte një “Benz” të bardhë. U largua…

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT