• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zhvillimi i agroturizmit, qeveria shqiptare ka gati paketën mbështetëse
Home
Sociale

Zhvillimi i agroturizmit, qeveria shqiptare ka gati paketën mbështetëse

13 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Qeveria po përgatit një paketë mbështetje me synim një program 3- vjeçar, në të cilët të gjithë bizneset e agro –turizmit do të investojnë për tu zhvilluar.
Kryeministri Edi Rama në një drekë me sipërmarrës në biznesin e agro-turizmit u shpreh se, kush do të investojë në agro turizëm, do të ketë incentiva të ndryshme.

Kryeministri u shpreh se, dje gjatë mbledhjes së qeverisë u miratua vendimi ku përcaktohet standardi se kush do të quhet agroturizëm, në bazë të kritereve minimale dhe maksimale. Kush i plotëson këto standarde merr një çertifikatë nga Ministria e Turizmit. Në bazë të asaj çertifikatë biznesi futet në një regjim fiskal të ndryshëm, që nga TVSH, tek taksat për një periudhë kohe të caktuar.

“Në hapësirën rurale kemi dy linja synimi. E para rritje të eksportit dhe rritje të prodhimit të brendshëm në treg. Po të shohim raportet eksport-import kemi përmirësim të ndjeshëm pasi shumë prodhime janë hequr nga importi dhe janë zëvendësuar nga prodhimi vendas. Pastaj kemi stimulimin e ekonomisë përmes agro-turizmit turizmit”, tha Rama.
Deri tani bizneset e agro turizmit që janë ekzistuese janë 10-15 ne duam të arrijmë në qindra, u shpreh kryeministri Rama.

Agroturizmi përfituesi kryesor nga fondet e BE-së

Sektori i agroturizmit shqiptar, do të jetë një nga përfituesit kryer nga fondet e Bashkimit Europian (BE) përmes programit IPARD që pritet të nisë zbatimin në muajin maj -qershor të këtij viti.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, në takimin që qeveria zhvilloi mesditën e së shtunës në një qendër agroturistike në Lezhë, tha se fondeve buxhetore që i adreson këtë vit sektorit të bujqësisë dhe specifikisht atij të agroturizmit, i shtohen edhe grandet e BE, përmes programit IPARD.

Çdo subjekt i certifikuara në sektorin e agroturizmit do të përftojë lehtësira fiskale dhe mbështetje financiare përmes subvencioneve dhe grandeve të BE-së, tha Pelelshi.
Duke u ndalur në prioritetet e qeverisë në mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe veçanërisht të sektorëve që stimulojnë agroturizmin, ministri tha se, për herë të parë këtë vit mbështesim me subvencione fermerët deri ne 10 lekë për litër, për prodhim të qumështit të cilësisë së parë nga blegtoria.

Gjithashtu tha ai, në kuadrin e masave për sigurinë ushqimore do të subvencionojmë fermerët për regjistrimin e çdo lindje në blegtori. Ministri Peleshi tha se “tani e ka radhën fshati dhe motorrët janë ndezur për një vizion të ri të zhvillimit rural në Shqipëri”./Agjencisë Telegrafike Shqiptare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Iu shënoi inicialet e emrit të tij në mëlçi. Mjeku e pëson tmerrësisht shumë keq ...
Previous article Jeni kuriozë të dini se çfarë bën gjithë ditën çifti Harry dhe Meghan? Zbulojeni

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT