Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i vendosur për të çuar përpara projektin që parashikon largimin e Tregut Elektrik dhe shndërrimin e saj në një hapësirë, që kryebashkiaku thotë se do i shërbejë gjithë komunitetit të zonës.
Përmes një postimi në tëitter, kryebashkiaku Veliaj nënvizon se tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20.12.2019 për zhvendosjen në Shkozë, ndërsa bën me dije se Tirana do të ecë në rrugën e progresit me çdo kusht.
“Kanë kaluar 20 vjet nga pastrimi i Lanës nga Edi Rama e ka ende njerëz që duan favelat mes lagjeve. Jo më! Progres me çdo kusht!
Tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20.12.2019 për zhvendosjen në Shkozë, ja si transformohet zona”, shkruan Veliaj.