• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJET MISTERIOZE/ Kush janë të rejat SHQIPTARE që u “larguan” e rrëmbyen pa lënë gjurmë… (HISTORITË)
Home
Sociale

ZHDUKJET MISTERIOZE/ Kush janë të rejat SHQIPTARE që u “larguan” e rrëmbyen pa lënë gjurmë… (HISTORITË)

15 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rastet e zhdukjeve apo rrëmbimeve të të rejave shqiptare, sa vijnë e po shtohen. Sot, nëna 22 vjeçe nga Fieri u zhduk për disa orë duke alarmuar policinë dhe jo vetëm. Por vetëm para pak minutash u mësua se ajo kishte qënë tek kunata në Tiranë.

Veç këtyre rasteve, në dukje “banale”, ka pasur plot të tjera ku vajzat shqiptare të reja në moshë ende sot e kesaj dite rezultojnë të zhdukura.

Rastet:
Polina Metani, 16 vjeçarja 3 vite e zhdukur
Një vajzë e re shqiptare, vetëm 16 vjeçe është zhdukur prej më shumë se një viti nga banesa në Itali.  Bëhet fjalë për Polina Metanin, me origjinë shqiptare, e cila ka ikur nga shtëpia qysh prej 16 shtatorit të vitit 2015 dhe që në atë kohë nuk është parë më nga askush. Polina është 1.60 metra e gjatë, me flokët ngjyrë gështenjë dhe me sytë e zinj.

Vajza kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në qytezën e Santonuovos. Ajo njihej nga komuniteti përreth. Këta të fundit kanë shprehur keqardhje për vajzën, duke bërë edhe apel për gjetjen e saj. Shumë kolegë dhe moshatarë të saj kanë dyshime se mos ikja e Polinës, lidhet me faktin se ajo kishte një baba autoritar, por ende nuk dihet nëse kjo është arsyeja për zhdukjen e adoleshentes.

16 vjeçarja zhduket, bashkë me të edhe i ati
Një histori tjetër e frikshme është shënuar në fshatin Sukth të Durrësit, ku një minorene 16-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë. Fillimisht është dukur si një histori e zakonshme humbje, por, familjarët e vajzës kanë dhënë detaje të ngjarjes, që kanë hedhur dritë mbi rrethana të tjera të ngjarjes, që mund të çojnë në pista tepër të dyshimta.


Zhdukja e minorenes është bërë në mesnatë, ndërsa familja flinte. Policia raportoi për një humbje, por dëshmitë e familjarëve flasim për një rrëmbim të mundshëm përmes mashtrimit nga persona ende të paidentifikuar.

Ajo që e intrigon akoma dhe më shumë këtë histori jo të pazakontë në realitetin shqiptar, është fakti se familja ka siguruar të dhëna dhe fakte që çojnë në pista më të errëta investigimi. Të pakënaqur me atë që kanë bërë deri tani organet përkatëse, familjarët tregojnë të dhëna që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pavarësisht këtyre të dhënave, jo vetëm që vajza minorene Gazie Kazia nuk është gjetur, por tashmë është zhdukur pa lënë gjurmë dhe i ati i saj.

Adea Shabani, aktorja shqiptare që u zhduk e më pas u masakrua nga i dashuri

Aktorja shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani u varros në Shkup. Ajo u gjet e vdekur, një muaj pas njoftimit se ajo ishte zhdukur. Ndërsa trupi i saj i pajetë do të varroset në vendlindjen e saj.


Trupi i vajzës së re u gjet në një varr të cekët në Kaliforni jugore, rreth 80 km nga Sacramento.

Adea u zhduk më 23 shkurt nga shtëpia e saj në Los Anxhelos. Hetimet nuk ka dhënë ndonjë rezultat derisa fundjavën e kaluar, kur Chris Spoc, aktori 33-vjeçar me të cilin Adea ishte në lidhje romantike kreu vetëvrasje me të shtëna në kokë. U zbulua se ai ishte një nga të dyshuarit kryesorë në hetimin për Adean e zhdukur. Në të njëjtën kohë, mediat kanë shkruar se policia ka një dëshmitar, i cili pa aktoren duke u futur me dhunë në bagazhin e makinës së Chris.

Adea u zhvendos në Amerikë dy vjet më parë. Ajo studioi në Akademinë e Stella Adler dhe u përpoq të bënte një karrierë në Hollywood.

Bleona Mata nga Kukësi, 8 vite e zhdukur:
Historia e Bleonës nga Kukës vijon të mbetet ende mister. Ajo u zhduk para 8 vitesh dhe dyshimet e para e deri më sot janë se ajo eshte rrëmbyer.


Fillimisht u tha se e kanë marre hallat e saj, por një gje e tillë nuk u vertetua asnjëherë. Më pas u dyshua se 21 vjeçari Begzim Isa e kishte rrëmbyer por edhe kjo u rrëzua shpejt nga Krimet e Renda pasi nuk kishte prova të mjaftueshme.
Ende dhe sot, vendndodhja e Bleonës është e paditur.

 

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA HABITI! E lodhur dhe me rrathët e zinj poshtë syve, Luana Vjollca del pa pikë makeup (FOTO)
Previous article KLASIFIKIMI/ Irani kryeson Grupin B, ndiqet nga Portugalia dhe Spanja

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KSAMILI/ 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi Aktualitet

TRONDITET KSAMILI/ 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT