• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E THEODHORIT DHE SULOVARIT/ Reagon Prokuroria e Sarandës
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E THEODHORIT DHE SULOVARIT/ Reagon Prokuroria e Sarandës

2 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prej 26 ditësh, dy 46-vjeçarët nga Sarand , Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori janë zhdukur pa gjurmë.

Familjarët dhe policia vijojnë kontrollet në zonë, por pa rezultat, ndërsa ditën e sotme të afërmit te të zhdukurve kanë protestuar para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku kanë kërkuar intensifikimin e kërkimeve nga ana e policisë.

Së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Prokuroria e Sarandës, e cila shkruan se konstaton me shqetësim se informacionet e fundit në media, nuk i shërbejnë zbulimit të së vërtetës, madje as nuk ndihmojnë organet ligjzbatuese për zbardhjen sa më shpejt të saj.

“Gjithashtu, organi i akuzës vlerëson se nuk është as edhe në interesin publik, publikimi i informacioneve të pa verifikuara dhe që nuk janë shpërndarë ligjërisht nga autoritetet kompetente.

Vlerësojmë se ekspozimi në media apo rrjetet sociale i deduksioneve personale nga cilido që mund të vijë në posedim të informacioneve të ndryshme të marra konfindecialisht nga persona që e përfitojnë informacionin për shkak të detyrës, jo vetëm që cënon rëndë veprimtarinë hetimore por i vendos edhe personat e ndryshëm të përfshirë ose jo në ngjarjen konkrete në situata jo reale dhe të panevojshme në raport me interesin e familjarëve të viktimave nga vepra penale, në raport me interesin publik por edhe në raport me vetë autoritetet hetimore” thuhet ndër të tjera në reagimin e Prokurorisë Sarandë.

Reagim i Prokurorisë Sarandë

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Kom.Pol.Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proçeduriale në funksion të procedimit penal nr 169/2023, regjistruar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar nga neni 109/3 i Kodit Penal.

Duke vlerësuar se parësore në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese, është ushtrimi i ndjekjes penale dhe zbulimi i autorëve të veprës penale, Prokuroria Sarandë konstaton me shqetësim se informacionet e fundit mediatike të datës 01 maj 2023, nuk i shërbejnë zbulimit të së vërtetës, madje as edhe nuk i ndihmojnë organet ligjzbatuese për zbardhjen sa më shpejt të saj.

Gjithashtu, organi i akuzës vlerëson se nuk është as edhe në interesin publik, publikimi i informacioneve të pa verifikuara dhe që nuk janë shpërndarë ligjërisht nga autoritetet kompetente.

Vlerësojmë se ekspozimi në media apo rrjetet sociale i deduksioneve personale nga cilido që mund të vijë në posedim të informacioneve të ndryshme të marra konfindecialisht nga persona që e përfitojnë informacionin për shkak të detyrës, jo vetëm që cënon rëndë veprimtarinë hetimore por i vendos edhe personat e ndryshëm të përfshirë ose jo në ngjarjen konkrete në situata jo reale dhe të panevojshme në raport me interesin e familjarëve të viktimave nga vepra penale, në raport me interesin publik por edhe në raport me vetë autoritetet hetimore.

Duke e mirëkuptuar interesin e mediave për informimin e publikut, organi i akuzës kërkon angazhimin e tyre për mosekspozimin e informacionit të paverifikuar dhe të panevojshëm me qëllim që ky interes të mos prevalojë mbi interesin e hetimeve të ngjarjes, por as edhe mbi sigurinë publike.r

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5.7 MILION EURO TË PADEKLARUARA/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 call center, 9 italianë e 4 shqiptarë
Previous article VRASJA E NIKULAJT/ Hetimet për motorin e gjetur pranë lumit Drin, dyshohet se nuk u përdor për krimin

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT