• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E KOÇOLES DHE SULOVARIT/ Si u mbulua me rrjetë vila në Nivicë nga autorët e dyshuar të rrëmbimit. Zbulohen lëvizjet
Home
Breaking News

ZHDUKJA E KOÇOLES DHE SULOVARIT/ Si u mbulua me rrjetë vila në Nivicë nga autorët e dyshuar të rrëmbimit. Zbulohen lëvizjet

10 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një vilë në Krekëz të fshatit Nivicë, Bashkia Himarë, rezulton të jetë një ndër pikat kryesore ku janë fokusuar hetimet e policisë dhe prokurorisë lidhur me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Pikërisht në këtë vilë është gjetur i fshehur edhe automjeti tip “Mercedes-Benz” me të cilin dyshohet se janë rrëmbyer dy të zhdukurit.

“BalkanWeb” zbulon se kjo vilë ishte dhënë me qira me ndërmjetësimin e 28-vjeçarit Sofokli Baxheri, punonjës i një agjencie imobilare, i arrestuari i vetëm deri tani, të cilin Prokuroria e Sarandës e akuzon për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Kjo vilë, në pronësi të një emigranti me banim në Greqi, i është dhënë me qira pikërisht personave të dyshuar për rrëmbimin e “Koçoles” dhe Sulovarit. Me pronarin ka ndërmjetësuar përmes telefonit Sofokli Baxheri dhe palët janë dakordësuar për çmimin 500 euro/muaj.

Sapo kanë marrë vilën, sipas informacioneve të policisë, banorët e rinj janë kujdesur të vendosin një rrjetë para portës me qëllim që askush mos të shihte se çfarë ndodhtë brenda rrethimit të saj, ndërkohë që sipas dëshmive, nga ajo banesë hynin e dilnin mjete të ndryshme si fuoristradë “Mercedes-Benz”, “G Class” ngjyrë e zezë, furgon tip “Ford” ngjyrë e bardhë, fuoristradë “Peugeot” ngjyrë e kuqe si dhe autovetura “Mercedes-Benz” me të cilën dyshohet se kanë ndodhur dy krime, vendosja e eksplozivit tek banesa e Lefter Lefterit dhe rrëmbimi e zhdukja e Leonard Thodhorit e Fatmir Sulovarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANOSI NJË PERSON/ Në kërkim 29-vjeçari në Mat. I gjenden në banesë arsenal armësh dhe…
Previous article I PËRDORUR KUNDËR NATO-S PËR 20 VJET/ SHBA neutralizon “Snake”, mjetin më të sofistikuar të spiunazhit rus

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT