• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHDUKJA E GAZETARIT SAUDIT/ Sekretari amerikan i Thesarit bojkoton konferencën saudite
Home
Botë

ZHDUKJA E GAZETARIT SAUDIT/ Sekretari amerikan i Thesarit bojkoton konferencën saudite

19 October, 2018 Isa.Autor Botë

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë të enjten se ai nuk do të jetë pjesë e konferencës për investime që mbahet në Arabinë Saudite, teksa administrata e Trumpit është në pritje të rezultatit të hetimeve lidhur me gazetarin saudit, Jamal Khashoggi.

Mnuchin ka bërë këtë ditur përmes një postimi në Twitter këtë vendim pas një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Thesarit, Mike Pompeo, i cili së fundmi është kthyer në SHBA, pas takimeve në Riad dhe Ankara.

“Sapo u takova me presidentin Trump dhe Sekretarin Pompeo dhe kemi vendosur që unë të mos jem pjesë e Samitit për Iniciativën e Investimeve në të Ardhmen në Arabinë Saudite”, ka thënë ai në Twitter.

Sauditët kanë thënë se ata planifikojnë të mbajnë konferencën e planifikuar më 23-25 tetor, pavarësisht se një varg liderësh dhe organizatash kanë anuluar pjesëmarrjen.

Tërheqja e Mnuchin vjen pasi zyrtarë të lartë për financa, tregti dhe çështje të jashtme nga Britania, Franca, Gjermania dhe Holanda nuk do të marrin pjesë në këtë organizim.

Trump ka bërë thirrje për durim pas zhdukjes së Khashoggit, i cili nuk është parë i gjallë prej 2 tetorit kur ka hyrë në konsullatën e Riadit në Stamboll.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi, banor i SHBA dhe analist i Washington Postit, i njohur edhe si kritik i trashëgimtarit të fronit, Princit saudit Mohammed bin Salman, është vrarë në konsullatë dhe trupi i tij është copëtuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKSIONI DETAR "TAP" NË SHQIPËRI/ Sot nisin punimet në Seman të Fierit
Previous article DRIDHET BOTA E SPORTIT/ MARADONA përsëri probleme me shëndetin, pritet që të...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT