• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJT/ Eksperti i sigurisë: Është gjallë sa kohë nuk ka kufomë. Pse nuk mund të bëhen kontrolle banesash spontane
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJT/ Eksperti i sigurisë: Është gjallë sa kohë nuk ka kufomë. Pse nuk mund të bëhen kontrolle banesash spontane

17 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fatjon Softa ekspert sigurie deklaroi se Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë, mund të jetë gjallë. I ftuar në “Panorama TV”, eksperti tha se për sa kohë nuk ka një kufomë, i shumëkërkuari i drejtësisë mund të jetë gjallë. Martinaj u shpall i zhdukur në 9 gusht 2022.

“Kjo është çështje që për aq kohë s’ka një kufomë unë e them që ai është gjallë. Aq kohë sa është ky version duhet të nisemi e nga shumë raste si ai në Itali që pas 30 vitesh në kërkim u arrestua nga policia italiane një person shumë i rrezikshëm e i kërkuar.

Nëse është gjallë patjetër një ditë do gjendet e ndalohet, por ai mund të jetë e mes nesh përreth nesh, e si ka ndodhur prej vitesh tek ne që kur s’duam ta gjejmë nuk e kërkojmë se nuk duam probleme”, tha ai.
Duke u ndalur te kontrollet e policisë në banesën e tij dhe të xhaxhallarëve, eksperti i sigurisë tha:“Sa kohë shkon për kontrolle qoftë në Vlorë e banesën e tij, presupozon që është gjallë personi. Kjo ka qenë dhe për të plotësuar atë dosje hetimore që kishte mangësi se nuk ishte bërë një kontroll në banesë dhe u bë dhe rezultuan disa gjëra që po të kishin qenë më herët do kishin gjetur më shumë.

U gjetën uniforma policie maska fytyre armatime, mund të jenë gjurmë të ndryshme që mund të zbulojnë ngjarje të ndryshme. Nëse gjurmët te maska, te fijet e flokut, apo lekët, nëse përputhen me vrasje kriminale gjendet nëse mund të kenë ardhur nga ky grup apo të hedhë dritë mbi ca ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Kërkimi është një sfidë për policinë e shtetit por kjo sfidë s’mund të vijë me kontrolle banesash spontante por me një informacion”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I MATTEO MESSINA/ Hetimet e tumorit dhe mjeku që e trajtonte janë vendimtare
Previous article NËNA ALARMON POLICINË/ Zhduket 23-vjeçarja në Patos

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00 Aktualitet

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00

FLUKS NË PORTIN E VLORËS/ Regjistrohet numri i pasagjerëve Aktualitet

FLUKS NË PORTIN E VLORËS/ Regjistrohet numri i pasagjerëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT