• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJ/ Hoxha: Disa gazetarë po i mëshojnë në mënyrë bërtitëse vrasjes së tij. Më habit kjo, krijon dyshime
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJ/ Hoxha: Disa gazetarë po i mëshojnë në mënyrë bërtitëse vrasjes së tij. Më habit kjo, krijon dyshime

30 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Poli Hoxha thotë se nuk ka asgjë të re në deklaratën e xhaxhait të Ervis Martinajt, i cili ka thënë se nipi i tij është vrarë nga politika.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se përderisa ende nuk është gjetur trupi i Martinajt, nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me vrasje.

Hoxha nënvizoi se disa gazetarë, po i mëshojnë vrasjes së Ervis Martinajt, çka sipas tij, ngre dyshime në lidhje me këtë ngjarje.

“E ndoqa me vëmendje atë intervistë, ishte hera e parë që fliste. Deri tani familjarët kanë folur përmes gazetarëve, nëpërmjet xhaxhait, i cili e ka udhëhequr këtë procesin e kërkimit të drejtësisë apo të Ervis Martinajt edhe denoncimi që ka bërë ai në prokurori.

Unë, si një gazetar, i cili e ka lëvruar shumë kronikën dikur dhe kam qenë nga më të spikaturit, në terren dhe investigime, në fillim isha i pistave. Çdo ngjarje, kur nuk ka trup, nuk ka krim ende në kuptimin e mirëfilltë, nuk ka ngjarje për ta etiketuar direkt si vrasje. Ka indicie plot, indiciet diheshin edhe para se të ndodhte kjo zhdukje, sepse ai ishte në kërkim dhe i rrethuar nga armiqtë e tij.

Në fillim, anoja më shumë nga pista e vrasjes, sepse një analist të çon te veprimtaria e tij dhe përplasja që kishte me të tjerët, po i afroheshin dhe gjithmonë ka një finale që i ndodh kujtdo që merret me këto punë.

Por me kalimin e kohës, duke parë deklarimet, sidomos të familjarëve, por edhe të njerëzve që dalin shpesh në studio, ish-policë apo kolegët tanë të cilët, në informacionet e mia, në një mënyrë apo tjetrën kanë pasur lidhje me Ervis Martinajn, të cilët në një mënyrë të fortë i mëshojnë pikërisht vrasjes, në mënyrë gati bërtitëse, të habit dhe të ngre edhe një farë dyshimi”, theksoi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKU I KOKAINËS NË THASË ME PLEH/ Cili ishte roli i kolumbianit dhe rruga që ndoqi?! Nga vizita në shtëpinë e zyrtarit...
Previous article POLONI-ARGJENTINË/ E pabesueshme, Leo Messi humbet penallti (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT