• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E ENVER STAFUKËS/ Rrëfehet i vëllai: Përse dyshoj tek Durim Bami dhe miqtë e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E ENVER STAFUKËS/ Rrëfehet i vëllai: Përse dyshoj tek Durim Bami dhe miqtë e tij

3 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kur po mbushen plot shtatë vite nga zhdukja e mistershme e Enver Stafukës, vëllai i tij Naimi vendos të thyejë heshtjen dhe të flasë për, News24 në lidhje me dyshimet që familja ka për rrëmbimin.

Dëshmia e tij vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit ka vendosur të rihapë hetimin për zhdukjen e babait të 4 fëmijëve. Naim Stafuka thotë se dyshon se në zhdukjen e të vëllait është i implikuar Durim Bami, ky i fundit i njohur si i forti i Niklës.

Z. Stafuka a mund të na rrëfeni për mbrëmjen e rrëmbimit të vëllait tuaj Enverit?

Po, mund t’ju rrëfehem. Në datën 8 shkurt të 2015, u ula poshtë shtëpisë për të parë një ndeshje futbolli edhe aty me thërret kamerieri, më thotë hajde pak. Shkova aty dhe më tha që para një ore të ka marrë policia vëllain, Enverin sapo ka dalë nga lokali. I thashë përse nuk më kishte njoftuar. Më tha se nuk i dha shumë rëndësi sepse ashtu e kishte menduar ai. I thashë ku e dërguan, me tha kanë ikur këtej poshtë në krahun e Durrësit, në rrugën e Durrësit. Kështu i themi ne këtej. E kanë marrë me një golf gri, me kapuç, me logo policie, po poshtë më tha ishin me rroba civile, jo me rroba policie, vetëm më xhupa të shkruar “Policia”. Sapo ka dalë nga lokali e kanë ndaluar aty kundrejt armës dhe e kanë lidhur, sipas videove që edhe janë shfaqur. E kanë futur në makinë me zor, pastaj e kanë dërguar në drejtim të Durrësit.

Çfarë veprimesh bëtë pas këtij momenti që iu informoi kamerieri?

Menjëherë shkova në polici dhe pyeta oficerin e rojës që ishte aty duke i thënë ka marrë policia Enverin, këtu është? Më tha jo, s’di gjë. I thashë të pyeste ndonjë. Doli shefi i rajonit, e takova dhe ia tregova. Më tha që s’kishin urdhër arresti për atë. Po pyes këtu në Krujë nuk është më tha, as në Fushë-Krujë, pyetëm të gjithë komisariatet e Shqipërisë. Vazhdoi orë pas ore, pyeti shefin e gjithë komisariateve dhe nuk ishte në asnjë vend. Në orën 10-11 e gjysmë pasi pyetëm gjithë komisariatet atëherë shkova bëra denoncim për rrëmbimin e vëllait. Pastaj dola në kërkim.

Mund të më thoni me kë ishte i shoqëruar momentet e fundit para se të rrëmbehej?

Enveri ka qenë në kafen poshtë shtëpisë time. Ka ardhur aty me Durim Bamin, Gentjan Bejtjan, Ramazan Rrajën. Janë futur në kafe, aty kanë nejt njëfarë kohe, 20 minuta a 30 minuta, nuk e kam idenë fiks, por di se në orën 8 afërsisht është rrëmbyer. Dikush e ka marrë në telefon, i ka thënë do vish për të më takuar, ka qenë në Kameras të Krujës, një njeri që quhet Ervis Alla, kjo sipas dëshmitarëve që kanë qenë në tavolinë. Aty ka dalë me shku te ky Ervisi, aty e kanë pritur rrëmbyesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DEMIR BACKËS/ Hetimet përfshijnë të fortin e Fierit, i njohur si “Ben Qimja”
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist fantastik nga Marquinhos, Wijnaldum ndëshkon me kokë Leipzig (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT