• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E EGLANTIN KOÇIT/ Mand Dhelpra ka prerë tërësisht flokët, ka hequr mjekrën dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E EGLANTIN KOÇIT/ Mand Dhelpra ka prerë tërësisht flokët, ka hequr mjekrën dhe…

16 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të jetë i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Bazuar në provat e mbledhura, Policia e Tiranës, pak ditë pas zhdukjes së të riut, deklaroi se Koçi dyshohet se është eliminuar fizikisht nga miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, Armand Shakaj, vijon të jetë në kërkim, ndërsa për arrestimin e tij është angazhuar jo vetëm Policia e Tiranës, por edhe struktura të tjera policore. Kërkimet janë shtrirë në të gjithë vendin, ku po zhvillohet një punë intensive hetimore me metoda speciale, me qëllim vënien në pranga të 41-vjeçarit.

Arrestimi i tij do t’i hapte rrugë edhe gjetjes së trupit të Eglant Koçit, i cili dyshohet se është fshehur nga Shakaj në periferi të Tiranës. Edhe pse policia ka kryer kontrolle të shumta në fshatra, qytete, terrene malore dhe zona të pyllëzuara, trupi i 34-vjeçarit ende nuk është gjetur.

Sipas burimeve policore, Armand Shakaj vijon të fshihet brenda territorit të vendit dhe ka ndryshuar pothuajse tërësisht pamjen e tij për të shmangur identifikimin. Burimet bëjnë me dije se ai ka prerë tërësisht flokët, ka hequr mjekrën dhe përdor forma të ndryshme maskimi gjatë lëvizjeve për të mos u pikasur nga policia.

Po ashtu, hetuesit dyshojnë gjithashtu se ai mban kontakte me persona të afërt, të cilët mund ta ndihmojnë të fshihet. Ai ka ndryshuar jo vetëm numrin e telefonit, por edhe aparatin celular, me qëllim që të mos lokalizohet nga policia përmes IMEI-t të pajisjes.

41-vjeçari dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e call center-ave dhe zotëronte karta SIM me numra të huaj, të cilat dyshohet se mund t’i përdorë për të shmangur gjurmimin nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Kontrolle tek ‘Liqeni i Thatë’ për dy Call Center-a
Previous article KARAMELE ME DROGË NË SHKOLLA/ Skënder Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Po shiten për fëmijët

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Kontrolle tek ‘Liqeni i Thatë’ për dy Call Center-a Aktualitet

DETAJET E PARA/ Kontrolle tek ‘Liqeni i Thatë’ për dy Call Center-a

KARAMELE ME DROGË NË SHKOLLA/ Skënder Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Po shiten për fëmijët Aktualitet

KARAMELE ME DROGË NË SHKOLLA/ Skënder Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Po shiten për fëmijët

DITA E 17 E PROTESTËS/ Studentët: Do flemë në shkallët deri në dorëheqje... Aktualitet

DITA E 17 E PROTESTËS/ Studentët: Do flemë në shkallët deri në dorëheqje...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT