Policia, pas alarmit të ngritur nga familjarët e dy turistëve belgë ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre, duke i gjetur shëndoshë e mirë në Tropojë.
Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry janë dy turistë nga Belgjika, të cilët prej dy ditësh kane humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “Balkanweb” se dy turistet kanë ardhur për të kaluar disa ditë në Alpet Shqiptare dhe e kanë nisur udhëtimin më 25 shtator në Theth. Pasi kanë qëndruar dy ditë aty, ata janë nisur drejt Valbonës, për ta bërë në këmbë shtegun e famshëm.
Ata për herë të fundit kanë folur me familjarët e tyre pikërisht më datën 27 shtator, kur edhe kanë marrë rrugën drejt Valbonës.


