• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E DY 46-VJEÇARËVE/ 39 minutat misterioze, çfarë nuk di policia për fatin e “Koçoles” dhe Sulovarit?
Home
Breaking News

ZHDUKJA E DY 46-VJEÇARËVE/ 39 minutat misterioze, çfarë nuk di policia për fatin e “Koçoles” dhe Sulovarit?

9 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

39 minuta e 5 sekonda. Kaq pak kohë, por kaq shumë enigmë. Dy të zhdukur dhe një automjet me dy targa të ndryshme. E planifikuar, rastësore, një apo shumë autorë? Ky është misteri që prej 1 muaji po përpiqen të zbulojnë oficerët më të mirë të Policisë së Shtetit.

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, vazhdon të hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria ndërkohë që kërkimet në terren vazhdojnë të rezultojnë të pasuksesshme edhe pse në ndihmë kanë ardhur edhe qenë nuhatës nga Kosova.

“BalkanWeb” ka arritur të zbulojë një detaj shumë enigmatik nga dosja hetimore lidhur me zhdukjen e dy personave në Sarandë. “Koçolja” dhe Sulovari nuk rezultojnë të jenë zhdukur natën, por ditën me diell të 6 prillit. Policia ka në dorë pamjet filmike se si automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se i ka rrëmbyer ata, ka kaluar në orën 15.13.09 në afërsi te fshatit Pllakë me drejtim për në Sorone dhe po nga e njëjta kamera është kapur në kthim në orën 15.52.14. Pra presupozohet se brenda në këtë automjet në ikje kanë qenë edhe Thodhori e Sulovari e më pas në kthim ata nuk kanë qenë. Pra janë 39 minuta për të cilat policia nuk ka pamje filmike dhe që mendohet se janë minutat kyçe që përcaktojnë fatin e dy 46-vjeçarëve. Në ikje automjeti ka pasur targat AA175LV dhe në kthim po i njëjti mjet ka pasur targat YTO1114.

Këto targa rezultojnë të vjedhura në Shqipëri e në Greqi. A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë dhe targat e një automjeti? Sa larg nga fshati Pllakë është larguar ky mjet dhe pasi ka mbaruar punë është kthyer sërish? A janë vrarë dy 46-vjecarët nga drejtuesi apo ndonjë pasagjer i mjetit apo ata i janë dorëzuar një apo disa personave të tjerë? A mundet që për 39 minuta një automjet të shkojë nga Pllaka ne Xarrë apo Vrinë e të kthehet duke kryer ose vrasje e fshehje kufomash, ose dorëzim personash e sigurisht ndërrim targash, apo këto kanë ndodhur në zonën e Soronesë? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në 39 minutat misterioze që nuk i ka kapur asnjë kamera sigurie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR TË RESPEKTUAR INTEGRITETIN..."/ Serbia përgatit amendament të rezolutës për integritetin e Ukrainës
Previous article "BËRA NJË DUSH..."/ A fjeti Luizi natën e parë tek shtëpia e Kiarës?

s.autor

Postime të ngjashme

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT