• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKET NËNA ME VAJZËN 2-VJEÇARE/ Familja denoncon: Dikush i dha para, taksisti e mori te shtëpia
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKET NËNA ME VAJZËN 2-VJEÇARE/ Familja denoncon: Dikush i dha para, taksisti e mori te shtëpia

16 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report Tv është në kërkim të nënë e bij të zhdukura nga fshati Thanë i Lushnjes që prej 13 majit të 2022. Danjela Toska bëri gati dy valixhe duke lënë në banesë dy fëmijë të mitur 8 dhe 6 vjeçar dhe me vete mori vajzën e saj më të vogël. Pak ditë më parë i kishte kërkuar prokurën bashkëshortit dhe më 10 maj u largua nga banesa me një taksi.

Tri ditë më pas, më 13 maj telefonoi vëllanë, i cili i kërkoi të hapte kameran por ajo i pohoi se ndodhej në Lushnje dhe asgjë më shumë. Gjatë një lidhje me skype nga Greqia Rudian Hatia ngriti dyshime se e motra kohët e fundit komunikonte me një person të panjohur.

Kur më mori në telefon më tha se ndodhej në Lushnje, tek një shoqja e saj dhe më tha që të mos e kërkoja. Jam shumë i tronditur. Kur flisnim i thosha hape kamerën dhe ajo nuk e hapte. Kam informacione se ka folur me dikë, kohët e fundit. Njerëzit thonë se rri në Itali, por nuk e di më saktësi, pasi nuk kam prova. I them motrës sime se e kemi falur për veprimin që ka bërë dhe i kërkoj të kthehet në shtëpi sa më shpejt, se ka lënë dhe dy fëmijët e tjerë.

Në një tjetër lidhje me skype tezja e 27-vjeçares tha gjithashtu se ka dyshime të forta se mbesa u largua me një person që sipas saj e ka ndihmuar me para. Zarife Çili, e cila e ka rritur vetë dhe sot i mban dy fëmijët që mbesa la akuzon taksistin me të cilin Danjela u largua.

Ajo mori me vete vajzën e vogël 2-vjecare dhe komshinjtë na thanë se kishte dy valixhe me vete kur u largua me taksistin. Në makinë kanë qenë dhe dy persona të tjerë.Ne e kemi pyetur këtë zotëri, por ai n aka thënë se mbesa ka zbritur në pranë një karburanti në Kuç të Vlorës. Pas kësaj ne kemi shkuar dhe kemi kërkuar të hapen kamerat e sigurisë, nga të cilat nuk duket asnjë lëvizje e Danjelës me vajzën. Ne dyshojmë tek taksiti, pasi ai e ka marrë edhe shumë herë të tjera dhe aim und ta dijë të vërtetën. Nuk e kisha menduar kurrë se do largohej, edhe pse ka bërë disa gabime për të cilat ne e kemi falur.

Madje I kemi kërkuar të lë bashkëshortin, nëse nuk don, por jo të largohej kështu duke lënë dy fëmijët e tjerë. Ku shkoi? Ku vajti? Taksisti e mori nga shtëpia e nxorri në rrugë. Dyshimet jane të mëdha. Dy fëmijët e saj të mitur i mbaj unë këtu në shtëpinë time.Ata kanë qenë në shkollë kur ka ikur nëna e tyre.

Dyshoj se është ndihmuar nga disa persona të panjohur për të kaluar jashtë vendit, pasi i ka marrë edhe prokurën bashkëshortit, I cili ia ka dhënë pa e kuptuarplanin e Danjelës. Unë e kam foton e atij personit me të cilin ka komunikuar më parë mbesa ime, ndaj kam dyshime të forta. Ai i ka premtuar para dhe i ka thënë se ka 4 makina dhe e ka ndihmuar me para’.

Pas dëshmive të familjarëve, ’Pa Gjurmë’ u lidh me taksistin për të cilin dyshohet se ’mban peng’ të vërtetën.

’Atë grua bashkë me vajzën e kam zbritur te Ura e Kuçit, pranë një karburanti. Kjo është e vërteta. Hapini kamerat dhe shihni. Atje e kam zbritur. Kishte me vete një valixhe dhe një vajzë të vogël. Dy herë ka hipur në makinën time. E mora tek shtëpia e saj pritëm sa të mbushte telefonin në një pikë kompanie celulare dhe pastaj e dërgova në destinacionin që më kishte kërkuar, në Vlorë. Unë jam taksist dhe nuk kam asnjë lidhje me të’

E martuar prej 9 vitesh me Ledion Toskën, Danjela dhe vajza e saj 2-vjeçare rezulton e humbur. Mes një marrëdhënie shpesh konfliktuale nga dhuna e bashkëshortit, i cili kishte mbetur me probleme të shëndetit mendor, pas një aksident në Greqi, gruaja vendos ta braktisë atë dhe dy fëmijët e tjerë. Mesa duket e kishte planifikuar largimin e saj, pasi pak kohë më parë. Pas prokurës që siguroi nga bashkëshorti, të bijës që mori me vete i kishte nxjerrë edhe pasaportën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLUMBI MË KAPI NË KËMBË"/ Kërtusha tregon si autori me kapuç iu afrua në lokalin e Noizyt
Previous article PAMJET/ Tym e zjarr në kampin ku ndodhen ushtarët shqiptarë në Letoni, NATO e mobilizuar kundër rusëve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT