Një 17-vjeçare me iniciale R.Z. është larguar nga banesa e saj në Tiranë.
Ka qenë gjyshi ai që ka denoncuar zhdukjen e mbesës, e cila nuk është kthyer në shtëpi.
Sakaq, policia po punon për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të zhdukjes së saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27. 11. 2018, shtetasi T. R., vjeç 67, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa mbesa me iniciale R. Z., vjeçe 17, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


