• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZHDUKET” DJALI, LË NUSEN ME DY VAJZAT/ Babai: E birësova kur ishte 5 vjeç
Home
Aktualitet

“ZHDUKET” DJALI, LË NUSEN ME DY VAJZAT/ Babai: E birësova kur ishte 5 vjeç

21 October, 2019 k.autor Aktualitet

Ibrahim Krusa është 70 vjeç dhe vjen nga fshati Zogjaj i Bulqizës për të rrëfyer historinë e tij në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24. Ishte viti 1974 kur së bashku me bashkëshorten vendosën të birësonin një fëmijë, për shkak se nuk po arrinin dot të bëheshin prindër.

Në shtëpinë e fëmijës, në Tiranë, morën Shpëtimin, asokohe 5-vjeçar, të cilin e rritën me shumë dashuri dhe përkushtim. Aktualisht, ai është i martuar dhe babai i 2 vajzave.

Ishte data 12 qershor e vitit të kaluar, kur Ibrahimi u nda me të, pasi ishin kthyer nga Maqedonia, vend ku Shpëtimi punonte, dhe më pas ai u zhduk. Që nga ajo ditë e deri më sot asnjë telefonatë dhe asnjë kontakt me asnjë pjesëtar të familjes. Ka lënë në shtëpi nusen së bashku me 2 vajzat e vogla, të cilat jetojnë me Ibrahimin dhe bashkëshorten e tij. Ai i bëri një apel të birit të kthehet në familje, sepse e presin e shoqja dhe 2 vogëlushet.

Rrëfimi i të moshuarit:
Ibrahim Krusa: Nuk ka as nënë as baba. Nuk i kam pyetur për prindërit. Ditëlindja e Shpëtimit është datë 13.03.1979, ka lindur në Berat. Ma lavdëruan edukatorët, më thanë është djalë i mirë dhe i zgjuar. Unë doja djalë. Nuk e mbaj mend ditën e parë kur kam trokitur në derën e shtëpisë së fëmijës. Nuk ishte djalë i keq. Ne shkuam në gjykatë dhe e birësuam. Shpëtimi u afrua shumë me ne.

Shpëtimi ka bërë shtatë vite shkollë. Filloj të konsumonte duhan. Të vërtetën e birësimit e ka mësuar në moshën 12-vjeçare. Kur e mësoj të vërtetën nuk na tregoi neve. Të vërtetën ia thanë të tjerët. Nëse do t’i thoja sot, do ti ngelte hatri. Atë ditë më tha: unë vij vetë në shtëpi, pse më vjen mbrapa?

Iku në mal për dru dhe prit se mos vjen, s’ka. Kur e morëm vesh ne, Shpëtimi ka ikur për Greqi. Kishte lënë kalin në mal dhe kishte ikur. Unë nuk do ta lejoja të ikte, sepse ishte i vogël. Unë kisha qejf ta çoja në shkollë, por u tërhoq, nuk shkoi. Mësuesit më thonin “Shpëtimi nuk është në rregull, shikoje mirë”.

E gjetëm në fshatin Bulerat të Gjirokastrës, merrej me dele si çoban. Ai qëndroi dy vjet atje, u kthye në moshën 17-vjeçare. Kur shkova për ta marrë, ishte pak i larguar. I thashë “a do vish në shtëpi”, “po, do vij, si s’do vij”, më tha. Pastaj ikte në Greqi, vinte. Pasi bëri 25 vjeç, e martuam, me dëshirën e tij. Me bashkëshorten shkonin mirë. Pastaj, pasi bëri dy vajzat, filloi punën në Dibër të Madhe. Atje filloi të mos merrte në telefon. Shkova e takova dhe i thashë “pse nuk flet me nusen e fëmijët”. Më tha “s’kam telefon”. Pastaj më tha ta prisja diku, se do shkonte te berberi të qethte flokët, por nuk u kthye më. Prej asaj kohe nuk kemi pasur më kontakte me të, por e di që nuk është më në Dibër të Madhe. Djali i dajës së tij më tha që para tre muajsh e ka parë në Gjirokastër.

Shoku i Shpëtimit në lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur”: E kam parë nga fundi i muajit shtator deri në fund të muajit tetor të vitit 2018. E njoh mirë këtë person, kam pirë kafe me të, kam ndenjur me të. Më ka thënë që jam i martuar, kam dy fëmijë, jam nga Dibra. Ishte i vetmuar, rri pak si me stres, por nuk më ka thënë gjë për këtë. I merret pak goja, duket i stresuar, nuk rri në një vend. Bisedova me ca shokë, që të gjejnë adresën e saktë të tij, ku ka jetuar vjet, që të shohin nëse është akoma aty.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHON SËRISH AXHENDA/ Ja kur do të luhet super sfida Partizani-Skënderbeu
Previous article KUSH I KA FAJET PËR VENDIMIN E KE? Rama publikon deklaratën e Donald Tusk dhe të Bashës: Pa koment!

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT