• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHDUKET BIZNESMENI I NJOHUR/ U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos! Mjeti i tij lundrues gjendet i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur
Home
Jetë

ZHDUKET BIZNESMENI I NJOHUR/ U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos! Mjeti i tij lundrues gjendet i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur

6 August, 2025 s.autor Jetë

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së shtunës, kur u nis me jahtin e tij nga  Turqia me destinacion ishullin grek të Mykonosit.

Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur nga roja bregdetare turke, në ujërat pranë ishullit Prokonnisos në Detin e Marmaras.

Familjarët e Yukay dhanë alarmin pasi humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së tij. Roja bregdetare u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës, ndërsa të martën në orën 14:30, një anije tregtare njoftoi autoritetet se kishte gjetur mbetje të një mjeti lundrues. Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për jahtin “Graywolf” të biznesmenit turk.

Për kërkimin e tij u angazhuan zhytës profesionistë, një helikopter dhe mjete lundruese të rojes bregdetare, por deri më tani nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e tij.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kërkimet për gjetjen e Yukay vijojnë intensivisht.

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themeluesi dhe pronari i kompanisë turke Mazu Yachts, e cila merret me prodhimin e jahteve luksoze. Ai e nisi karrierën e tij si punëtor në kantierë detare dhe e realizoi ëndrrën për të krijuar kompaninë e tij në vitin 2011.

Kompania Mazu Yachts është e njohur në Turqi për dizajnet moderne dhe teknologjitë e avancuara që përdor në ndërtimin e jahteve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR META KËRKON TË DALË NGA QELIA/ Avokati bën kërkesë për lehtësimin e masës së sigurisë: Nuk ekziston rreziku për prishjen e provave
Previous article KTHYEN DY APARTAMENTE NË "FOLE" PROSTITUCIONI/ Në pranga pronari dhe dy shtetase kineze në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT