• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zhbalancohet skema e pensioneve/ Rritet numri i pensionistëve, ulen me 49% kontribuesit
Home
Sociale

Zhbalancohet skema e pensioneve/ Rritet numri i pensionistëve, ulen me 49% kontribuesit

8 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Plakja e popullsisë në dekadat e fundit ka sjellë zhbalancime në skemën e pensioneve, teksa shihet që në vitin 2016, numri i kontribuuesve në sigurimeve shoqërore ka rënë me 49 për qind, ndërsa numri i pensionisteve është rritur me 90 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe institutit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 1990 vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2016 paguan sigurime vetëm 714 mijë persona teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë.

Të dhënat krahasuese tregojnë se teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11 për qind, personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 49 për qind.

Por ndryshimin më të madh e ka pësuar popullsia në moshë pensioni. Nga 321 mijë pensioniste që numëroheshin në vitin 1990, në vitin 2016 numri i tyre pothuajse u dyfishua duke arritur në 611 mijë persona.

Në harkun kohor të gjashtë viteve, numri i pensionistëve u rrit me 12,6% ose 68,491 persona.

Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2016, u raportuan 611,544 të tillë.

Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2016, ritmet e rritjes së numrit të pensionistëve u zgjeruan pas 2012-s. Në dy vitet e mëparshme, numri i tyre është rritur me pak më shumë se 5 mijë persona, por në vitin 2013, në skemë janë shtuar mbi 16 mijë pensionistë, më 2015 mbi 15 mijë pensionistë. Ritmet janë ulur dy vitet e fundit, për shkak të reformës së re në pensione, që zgjati moshën e daljes në pension me 6 muaj në vit për gratë.

Për pasojë, shpenzimet për arkën e pensioneve janë rritur dukshëm. Në vitin 2010, sipas të dhënave të ISSH-së, shpenzimet për pagesat e pensioneve ishin 63.7 miliardë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, këto pagesa arritën në 90.5 miliardë lekë, me një rritje 42%.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë do të sjellë kosto të larta për mbrojtjen sociale, por ende nuk ka një studim për efektet e plakjes të popullsisë dhe sfidat më të cilat po përballet këto persona. Monitor/

 

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptari rreh dy të dashurat, i detyronte me zor për marrëdhënie seksuale
Previous article Kur fjalën e kanë gratë/ Gara në shifra mes meshkujve dhe femrave

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET BAZË ARMËSH NË MANZË/ Arrestohet 20-vjeçari. Policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë Aktualitet

ZBULOHET BAZË ARMËSH NË MANZË/ Arrestohet 20-vjeçari. Policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

E TRISHTË/ Humbi jetën në aksident, homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen sot në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Humbi jetën në aksident, homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen sot në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT