• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEROHET “TEMPULLI”/ Shpërndante drogë, pranga 30-vjeçarit në Fier (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

ZGJEROHET “TEMPULLI”/ Shpërndante drogë, pranga 30-vjeçarit në Fier (EMRI)

22 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Eriseld Kajolli.

NJOFTIMI I POLICISE
Një tjetër shpërndarës droge, në pranga, si rezultat i aksioneve të kryera në vijim të megaoperacionit “Tempulli”. 30-vjeçari i arrestuar u kap në flagrancë në një lagje të qytetit, me doza kokaine me vete dhe në automjet, si dhe me një shumë parash të përfituara nga shitja e dozave.

Sekuestrohen dozat, paratë, automjeti me të cilin kryhej shpërndarja dhe 5 celularë. Nga kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura te inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, konstatuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për rastin u arrestua në flagrancë, në lagjen “8 shkurti”, shtetasi E. K., 30 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin e 30-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e tyre dhe 5 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET PËR ATENTAT NDAJ XHEVDET PLAKUT/ GJKKO lë në burg “të fortin” e Durrësit. Si u zbërthye gjithçka pas zhbllokimit të SkyEcc
Previous article PAMJET/ E dehur në timon, qytetarja hyn me maminë në aktivitetin me fëmijë në Vlorë. Kundërshton efektivët

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT