• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET PËR ATENTAT NDAJ XHEVDET PLAKUT/ GJKKO lë në burg “të fortin” e Durrësit. Si u zbërthye gjithçka pas zhbllokimit të SkyEcc
Home
Breaking News

DYSHOHET PËR ATENTAT NDAJ XHEVDET PLAKUT/ GJKKO lë në burg “të fortin” e Durrësit. Si u zbërthye gjithçka pas zhbllokimit të SkyEcc

22 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për katër të arrestuarit që dyshohen për organizimin e një atentati në vitin 2019, ndaj Xhevdet Plakut nga Durrësi.

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për të “fortin” e Sukthit, Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi Algert Rapi si dhe për ish-oficerin e Policisë Dedan Gjoni, ndërkohë që në Holandë është arrestuar, Dejvi Gjermëni.

Gjatë zhvillimi të seancës Kep Arapi ka mohuar akuzën e ngritur nga SPAK. Ata u vunë nën akuzë pas zhbllokimit të aplikacionit Sky-cc.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga organizimi i atentatit ndaj “kapos” së drogës, Xhevdet Plaku, ku dyshohet se është përfshirë ish-shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni.

Sipas SPAK, ngjarja ishte planifikuar të realizohej në datën 17 shtator 2019 në qytetin e Durrësit.

Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e “Akilit”.

Ndaj tyre Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, pas kërkesës së depozituar nga SPAK më 16 Dhjetor.

Ndërkohë ditën e sotme (22 Dhjetor) masat e sigurisë janë ekzektuar për dajë e nip, si edhe Dedan Gjonin.

Gjithashtu është arrestuar sot në Limburg, Holandë edhe Devi Gjermëni, i cili u vendos në pranga si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, ekstradohet nga SHBA drejt Shqipërisë 60-vjeçari
Previous article ZGJEROHET "TEMPULLI"/ Shpërndante drogë, pranga 30-vjeçarit në Fier (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT