Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Albi Biçaku, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”.
NJOFTIMI I POLICISË
Gjithashtu, ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallep lënde plasëse të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim mbajtjen në kontroll të plotë të rendit dhe sigurisë në qark, si dhe për kapjen e shtetasve me precedent të theksuar kriminal që përbëjnë rrezik për qytetarët, kanë lokalizuar në Prrenjas dhe kanë ndaluar shtetasin e shpallur 2 herë në kërkim A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd.


