• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEROHET PROTESTA KUNDËR GUVERNATORËVE QË MBAJNË KARANTINËN/ Trump i mbështet: Lironi Amerikën (FOTO)
Home
Nderkombetare

ZGJEROHET PROTESTA KUNDËR GUVERNATORËVE QË MBAJNË KARANTINËN/ Trump i mbështet: Lironi Amerikën (FOTO)

18 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kur pardje qindra persona, disa prej tyre të armatosur,  manifestuan para Parlamentit të Miçiganit kundër masave shtrënguese të guvernatores demokrate Gretchen Whitmer, U mendua për një akt i bujshëm dhe i paprecedent, por i izoluar.

Disa prej protestuesve mbante në dorë pankarta që sulmonin guvernatoren, dhe mbështesnin Trump.

Ndërkohë, protesta është përhapur pothuajse në çdo shtet të SHBA, veçanërisht aty ku guvernatorët janë demokratë, dhe analistët politikë filluan të dyshonin se operacioni “Grindlock”, siç u quajt rebelimi në Miçigan, ishte pjesë e një plani më të gjerë politik.

Virxhinia, Miçigani, Nju Xhersi dhe Kentaki  dhe Minesota janë shtetet ku tashmë protestuesit duken më të shumtë dhe të organizuar në numër, dhe të gjithë këto shtete kanë diçka të përbashkët, guvernatorët e tyre demokratë.

Por dje presidenti Donald Trump zyrtarizoi mbështetjen  e tij ndaj operacionit Grindlock, duke përdorur si gjithmonë ”cicërimat” e tij  në Twitter, ku postoi një “Liberate Minnesota”,  lironi Minesotën pra, i ndjekur nga mesazhe të ngjashme për shtetet e tjera.

Një mbështetje, kjo, që më shumë se me pandeminë e koronavirusit duket sikur ka të bëj me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor, ku sërish Trump dëshiron të luajë kartën e lirisë kundër burokracisë.

“Trump po rrezikon miliona njerëz, që mund të infektohen, si dhe po mbështet thirrjet për liri që mund të degjenerojnë në dhunë”, komentoi guvernatorja e shtetit të Uashingtonit, demokratja Jay Inslee.

Ndërkohë, disa shtete republikane si Teksasi dhe Florida kanë deklaruar se do të rihapin pjesë të aktiviteteve nga java që vjen.

Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara. Në foto, protestë në Virxhinia. në Kentaki. Miçigan, Minesota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Manastirliu: Shërohen 1 mjek dhe 2 infermiere të prekur nga COVID-19
Previous article FOTO e re e kryeministrit Rama i thotë...të gjitha

Delo.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT