Fëmijë, karantinë, portreti me bashkëshorten, maska mbrojtëse për Covid-19, fëmijë… mjekët e Infektivit, momenti i nisjes së 30 mjekëve në Itali, Operacioni Forca e Ligjit, takimi me presidentet e KE para Konferencës së Donatorëve, tërmeti, rindërtimi, studentët e ekselencës, konferenca me kancelaren Merkel, “Andra Tutto Bene” nga Italia, komunikimi me qytetarët për masat mbi koronavirusin në Shqipëri… e sigurisht paralajmërimi për këtë të fundit: Larg nga Bombat!
Ky është kolazhi që ka zgjedhur kryeministri Rama për të vendosur foto cover në profilin e tij në Facebook, e që duhet thënë se realisht i thotë të gjitha sfidat e sukseset që ka kaluar Shqipëria në muajt e fundit me shprehjen tanimë të shumë përdorur nga qeveria Rama: Ti nuk do jesh Kurrë Vetëm! AlpeNews.al



