Ka përfunduar mbledhja maratonë prej më shumë se tre orësh e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.
Ndërkohë palët kanë rënë dakord për disa pika, përfshirë këtu hetimin e krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), hapja e kutive të votimit, hapja e materialeve zgjedhore, monitorimi i qendrave zgjedhore, identifikimi biometrik i zgjedhësve (pjesërisht).
Ndërkohë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një shënimi në Twitter, Kim ka përgëzuar palët, duke shpresuar se do të merren vendime të rëndësishme.
“Më vjen mirë të shoh se Këshilli Politik për reformën zgjedhore po bënë më shumë progres. Unë i kam takuar të gjithë anëtarët dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që po vendosni të parën të ardhmen e Shqipërisë”.