• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHORJA/ Deputetët e opozitës flasin për “shantazh”. Hajdari e firmosi, Maliqi deklaroi votën PRO. Kush po mashtron?
Home
Ekskluzive

ZGJEDHORJA/ Deputetët e opozitës flasin për “shantazh”. Hajdari e firmosi, Maliqi deklaroi votën PRO. Kush po mashtron?

10 June, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Opozita parlamentare që pritet te takohet sot me kryeministrin Rama për konsesusin e “Reformës Zgjedhore” duket me shumë se asnjeherë tjetër e përçarë në ide dhe vendimarrje.

Me qendrime që ndryshojnë nga e hëna në të martë, deputetët e dalë nga listat e PD dhe LSI po flasin për shantazhe, në kembim të votës pro për Zgjedhoren që tanimë i ka mbetur vetem votimi në Kuvend pasi të gjitha procedurat e tjera kanë perfunduar.

Vetë perfaqesuesja e opozitës parlamentare në tryezë, Rudina Hajdari ka qenë nje nga firmëtaret e marrëveshjes ndonëse sipas saj e ka bërë vetëm prej “presionit” ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, po Rudina ka folur sot për shantazh por duke mos dhënë qoftë edhe një provë.

“Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore.”

Një tjeter deputet i opozitës, Lefter Maliqi bëri dhe “dezertimin” i pari. Pasi sulmoi ashpër nderkombëtaret dhe tha se nuk do e votonte kurrë reformën diten e djeshme bëri prapaktheu kur lajmëroi se kjo e fundit do i bënte mirë Shqipërisë e se vota e tij do ishte pro.

Maliqi tha se ka kontakte me 6-7 deputetë, dhe aktualisht kanë filluar telefonatat, SMS-të, madje dhe shantazhet për të votuar reformën.

“Rama komandon opozitën e re me Ballët e tij, ka dhe shantazh, motoja e Ramës është përça e sundo, përçau banorët e Astirit, artistët, mediat, po kështu edhe opozitën.”

Suzana Topi, një tjeter deputete ardhur nga radhët e LSI deklaroi sot se do të votojë pro pasi vetëm kështu Shqiperia do të fitojë.

Megjithë deklaratat që duket se kanë per qëllim të ushtrojnë presion tek vetë deputetët e tjerë (edhe pse të dy llogjikisht janë pro) e vërteta e thjeshtë është se maxhorancës i duhen vetëm dy vota për miratimin e procesit.

Prej këtej, “shantazhi” mbetet vetëm një mashtrim i madh.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO E NJIHNI! Shihni si dukej “Hyrremi” para se të bëhej e famshme
Previous article STUDIMI/ Antitrupat sintetikë kundër Covid funksionojnë në qelizat e gjitarëve

F.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT