• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZGJEDHJET VENDORE TË 30 QERSHORIT/ Nisin tenderat për matrialet zgjedhore
Home
Ekonomi

ZGJEDHJET VENDORE TË 30 QERSHORIT/ Nisin tenderat për matrialet zgjedhore

5 March, 2019 k.autor Ekonomi

Kur skena politike e vendit po shoqërohet ditë pas dite me zhvillime dinamike që kulmuan me djegien e mandateve të opozitës duket se një tjetër temë e nxehtë do të bëhet pjesë e saj në vijim.

Zgjedhjet vendore të programuara më 30 qershor 2019 pritet të hapin të tjera debate mes palëve politike. Por ndërkohë që “stuhia” mes mazhorancës dhe opozitës jashtë Parlamentit vijon, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e prokurimit për të siguruar materialet që do të përdoren në këto zgjedhje.

Dy procedurat e para duket se janë blerja e bojës “timbruese” (shënjuese). Referuar dokumenteve kjo bojë duhet të ketë një sërë karakteristikash si të jetë e dukshme me shikim të lirë, të mos hiqet të paktën për 24 orë, të ketë efekt të menjëhershëm, me ngjyrë të zezë. Po kështu boja duhet të jetë e padëmshme për organizimin si dhe e pacenueshme nga agjentët atmosferikë. Fondi limit për këtë procedurë është caktuar në 12.1 milionë lekë.

Një tjetër procedurë e hapur po nga KQZ është ajo për blerjen e vulave (kodeve) të sigurisë për zgjedhjet vendore të këtij viti.

“Vulat me kodet e sigurisë që do të përdoren në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019 të jenë të reja, me ngjyrë të bardhë dhe me numër unik 6-shifror. Vulat me kodet e sigurisë rezervë që do t’u dërgohen qendrave të votimit, të jenë të reja dhe të kenë ngjyrë të verdhë” thuhet në dokumentet e bëra publike nga KQZ dhe që sqarojnë specifikat e procedurës. Për këtë procedurë, fondi limit në dispozicion është 26.2 milionë lekë.

Subjektet e interesuara do të duhet që të paraqesin ofertat e tyre lidhur me ketë procedurë deri në 28 mars 2019 pasi ky është afati që ka lënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ Si e kthyen shtëpinë në laborator droge “Loli Verës” dhe “Pipo”
Previous article E PAZAKONTË/ Mijëra njerëz presin në shi për të dhuruar QELIZA për 5 vjeçarin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT