Kreu i opozitës i ftuar në një emision televiziv, u pyet nga gazetarët nëse do të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.
Përgjigjja e tij ishte e prerë, duke thënë “jo”. Basha tha se nëse kryhet dekriminalizimi i qeverisë së tij, ai do të rrëzohej shumë shpejt. Kjo për shkakun se ai po mbron kriminelët dhe mafiozët e krimit në vend, shtoi Basha.