Humb jetën krejt papritur një shtetas nga fshatrat e Peqinit.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Shtetasi B.B. 59 vjeç banues në fshatin Rrumbullakë është gjendur i vdekur nga të afërmit e tij të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një grup hetimor. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vdekje natyrale.


