• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET VENDORE/ Balla: Meta propozoi 6 Marsin, jemi dakord, e ka kuptuar që shkeli Kushtetutën
Home
Politikë

ZGJEDHJET VENDORE/ Balla: Meta propozoi 6 Marsin, jemi dakord, e ka kuptuar që shkeli Kushtetutën

19 January, 2022 s.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta ka propozuar datën 6 Mars për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në bashkitë që kanë mbetur pa kryetarë. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla jashtë dyerve të presidencës pasi zhvilloi një takim me kreut të shtetit.

Ai theksoi se presidenti ka shkelur afatet për caktimin e datës së zgjedhjeve duke marrë rastin e Shkodrës ku tha se data duhet të ishte caktuar brenda një afati 45-ditor që nga shpallja e vakancës.

“Jemi ftuar nga presidenti sot për një takim konsultativ lidhur me vakancat prej shumë kohësh në shumë bashki të vendit. I thashë presidentit se ky institucion duhet ta kishte ushtruar këtë detyrim ligjor që në njoftimin më të parë për krijimin e vakancave duke filluar nga më e para e krijuar në gusht të vitit 2019 në bashkinë e Shkodrës.

Respekti ndaj kushtetutës është detyrim nga të gjitha institucionet. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar brenda afatit 45-ditor. Dhe për ne nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligjit dhe kushtetuta. Nga presidenti jemi informuar edhe me institucionet përgjegjëse për zhvillim. Presidenti mendon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën 6 Mars”, tha Balla.

Balla tha se do të respektojnë kushtetutën duke mos e kundërshtuar datën e propozuar nga Meta ndërsa shtoi se ai e ka kuptuar që ka shkelur kushtetutën. “Për ne kushtetuta dhe ligji janë të panegociueshme. Unë e thashë zgjedhjet në Shkodër duhet të ishin zhvilluar në shtator të vitit 2019. Unë kam ardhur për këtë çështje dhe dua të jem korrekt për rëndësinë që ka ky moment kur ndodhemi sot. Pas disa shkeljeve, Gjykata Kushtetuese ka folur dhe kjo çështje ka marrë fund’, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BABË E BIR/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ardian Çapjas. Pritej të dëshmonin pesë persona
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Escobar dhe Lajçak mund të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin së shpejti

s.autor

Postime të ngjashme

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit Breaking News

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT