• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Escobar dhe Lajçak mund të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin së shpejti
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Escobar dhe Lajçak mund të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin së shpejti

19 January, 2022 s.autor Rajon

Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në fund të muajt janar dhe fillim të muajt shkurt, në kuadër të përpjekjeve për të organizuar takime të reja mes vendeve.

Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel. Të njëjtat burime nuk e kanë mohuar se në disa prej takimeve që Lajçak do të ketë në Prishtinë dhe Beograd, mund të jetë i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas burimeve në Bruksel, “akoma janë duke u përgatitur detajet e takimeve”. Pritjet janë që Lajçak dhe Escobar të jenë në Prishtinë me 1 dhe 2 shkurt ndërsa më parë do të vizitojnë Beogradin.

“Takimet dhe udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së janë pjesë përbërëse e punës së tij të përditshme, të cilat ne nuk i komentojmë e as paralajmërojmë nga selia në Bruksel. Nëse i dërguari i posaçëm shkon për të takuar partnerët në rajon, njoftimet për media bëhen nga delegacionet përkatëse në terren, nëse një gjë e tillë është e përshtatshme”, është përgjigjur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në pyetjen se a është planifikuar një vizitë e përbashkët e të dërguarit të posaçëm të BE-së Lajçak në Prishtinë dhe Beograd nga 31 janari deri më 2 shkurt.

Burimet në Bruksel kanë paralajmëruar se presin që në dialog të hapet edhe çështja e organizimit të votimeve për zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës. Ka pritje që një zgjidhje eventuale të gjendet para zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që zhvillohen në fillim të muajit prill.

Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar që të lejohen votimet për referendumin e Serbisë, të mbajtur të dielën, më 16 janar. Blloku evropian ka shprehur keqardhje edhe pas përfundimit të këtij referendumi.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç pritet të vizitojë Brukselin javën e ardhshme, e cila ka paralajmëruar se do të kërkojë nga BE-ja që serbëve në Kosovë t’iu mundësohet votimi në zgjedhjet e Serbisë.

Për një kohë të gjatë nuk ka pasur takime në kuadër të dialogut. Blloku evropian ka pasur ambicie që të zhvillojë një takim të nivelit të lartë, në fund të vitit të kaluar, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur me sqarimin se palët nuk kanë shprehur vullnet të duhur për të arritur ndonjë rezultat. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET VENDORE/ Balla: Meta propozoi 6 Marsin, jemi dakord, e ka kuptuar që shkeli Kushtetutën
Previous article REKORD I VEÇANTË NË ITALI/ Lojtari me më shumë paraqitje në Seria A, i cili…

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT