Presidenti Bajram Begaj ka kritikuar sot retorikën denigruese dhe armiqësore siç e quajti të të partive politike në këtë fushatë politike. Begaj tha se mesazhi i tij në fillim të fushatës për një gjuhë me alternativa dhe jo me sulme u shpërfill nga politika.
“Zgjedhjet janë një moment ky për procesin e integrimi evropian,. Vetë zgjedhjet janë tregues i rëndësishëm i maturisë së sistemit tonë demokratik. 14 maji është sfidë për institucionet shqiptare, partitë poklitike dhe për vetë shoqërinë. Zgjedhjet nuk janë të partive politike por të të gjithë shqiptarëve.
Unë shpresoj që partitë të mos shpërfillin qytetarët siç shpërfillën presidentin kur bëri thirrje që retorika të ishte qytetare, jo denigruese, jo armiqësore,. Të kishte përplasje idesh dhe mendim dhe jo me retorikë të panevojshme. Unë dua të bëj një thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, si e drejtë kushtetuese por edhe detyrim moral dhe qytetarët për kombin dhe për veten tonë. Çdo qytetar duhet ta ushtrojë të drejtën e votës. Administrata ka shumë rëndësi. Çdo faktor duhet të angazhohet që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme. Ky është një detyrim që ia kemi qytetarëve shqiptarë, që ka të bëjë me standardin zgjedhor më të lartë”, tha Begaj në konferencën për shtyp që zhvilloi me homologun polak.


