• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË 2020-ËS NË SHBA/ Nisin përgatitjet, ja emrat e parë për kandidatë
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË 2020-ËS NË SHBA/ Nisin përgatitjet, ja emrat e parë për kandidatë

21 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një numër demokratësh ditët e fundit kanë filluar veprimet përgatitore për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës. Pritet që një numër i madh politikanësh demokratë të konkurrojnë përballë Presidentit Trump, i cili vitin e ardhshëm do të garojë për një mandat të dytë. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, për momentin nuk ka ndonjë pretendent mes demokratëve që duket i pozicionuar më mirë për fitore:

Senatorja Elizabeth Warren ishte ndër të parët që filluan përgatitjet për garën elektorale. Ajo shkoi në Ajova dhe Nju Hampshër për takime, dy shtete që zhvillojnë garat e hershme për përzgjedhjen e kandidatëve: “Sot, rroga minimale nuk i mundëson një nëne me një fëmijë të jetojë mbi nivelin e varfërisë. Mendojeni pak, për mua ky është debati më i rëndësishëm”.

Takime me elektoratin ka zhvilluar edhe ish-Sekretari i Strehimit, Julian Castro: “Së bashku do të dëshmojmë se shpresa mund ta kapërcejë frikën, se drita është më e fuqishme se errësira dhe se e vërteta është më e madhe se gënjeshtrat”.

Përveç Warren, ka edhe gra të tjera që kanë deklaruar ose pritet të deklarojnë synimet për të hyrë në garë, ndër to Senatorja nga Nju Jorku, Kirsten Gillibrand, ligjvënësja nga Havai, Tulsi Gabbard, Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris dhe Senatorja nga Minesota, Amy Klubuchar. Po ashtu pritet që në garë të përfshihen politikani nga Teksasi, Beto O’Rourke, Senatori nga Nju Xhërsi, Cory Booker dhe ish-nënpresidenti Joe Biden, i cili vjet bëri fushatë për kandidatët demokratë për Kongres.

“E vetmja gjë që ka fuqinë e nevojshme për ta përçarë Amerikën është vetë Amerika. E kemi parë se kjo ka filluar dhe duhet ta ndalim! Menjëherë!”, tha Biden. Ai mund të jetë më i njohuri mes tyre, por për momentin asnjë nuk duket se gëzon epërsi, thotë analisti Larry Sabato. “Edhe vetë zoti Biden nuk ka ndonjë epërsi të dukshme. Ai rezulton tek 35-40% në anketa, pra më dobët se Hillary Clinton, e cila kryesonte në këtë periudhë para zgjedhjeve të 2016-ës”. Demokratët duhet të përgatiten për një grup të madh konkurrentësh dhe një betejë të gjatë partiake për të nxjerrë fituesin, thotë analisti Jim Kessler.

“Mendoj se gjatë procesit të përzgjedhjes do të bëhet e qartë se ky nuk është proces kurorëzimi, siç ndodhi me zotin Al Gore në vitin 2000, apo me Hillary Clinton në 2016. Këtë radhë mendoj se procesi do të jetë shumë i ndezur”. Presidenti Trump vazhdon të gëzojë popullaritet mes republikanëve, megjithëse në shifra më të ulëta se më parë. Por ka të ngjarë që ai të sfidohet nga ish-guvernatori i Ohajos, John Kasich.

“Nëse konkurroj, platforma ime do të mbështetet tek premtimi për ta ribashkuar vendin”. Presidenti e ka përqëndruar vëmendjen tek forcimi i mbështetjes në radhët e bazës së tij. Kjo e bën të vështirë që presidenti të hasë në rivalitet të fortë nga brenda partisë së tij./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRINC WILLIAM ORGANIZON NJË EVENT NË FSHEHTËSI / Zbuloni për çfarë bëhet fjalë
Previous article PAMJE FANTASTIKE/ Si u duk në Shqipëri Eklipsi i Super Hënës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT