• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Diplomati australian ka ndihmuar në hetimet për Rusinë
Home
Nderkombetare

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Diplomati australian ka ndihmuar në hetimet për Rusinë

31 December, 2017 g.autor Botë, Nderkombetare

Një informacion nga diplomati i lartë australian ka mundur të shkaktoj hetim të agjencisë FBI për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, ka raportuar e përditshmja, New York Times.

Sipas raportit të kësaj gazete të publikuar dje, George Papadopoulos, këshilltar i fushatës së Donald Trumpit, i ka thënë diplomatit australian, Alexander Downer, gjatë një takimi në Londër, në maj të vitit 2016, se Rusia i kishte mijëra imejla të cilët do ta dëmtonin kandidaten demokrate presidenciale, Hillary Clinton.

Pasi email-ar e Partisë Demokratike ishin sulmuar nga hakerët dhe kishin rrjedhur në opinion, Australia ia kaloi informacionin agjencisë FBI, theksohet në raport, raporton REL.

“Hakerizmi dhe zbulimi se një anëtar i fushatës Trump ka mundur të ketë brenda informacion për këtë, ishte faktor lëvizës që e ka çuar agjencinë FBI të hapë hetime në korrrik të vitit 2016”, shkruan New York Times, duke i cituar si burime katër zyrtarë aktualë dhe të dikurshëm të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, që kishin njohuri direkte për situatën.

Ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller, ishte emëruar këshilltar special për udhëheqjen e hetimit të Departamentit amerikan të drejtësisë, për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 dhe nëse kishte pasur ndonjë lidhje eventuale të Rusisë me fushatën Trump.

Në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara.

George Papadopoulos ka pranuar se e ka gënjyer agjencinë FBI dhe aktualisht bashkëpunon me autoritetet.

Ty Cobb, avokat i Shtëpisë së Bardhë, ka refuzuar të komentoj lidhur me raportin e së përditshmes, New York Times, duke thënë vetëm se administrata e Shteteve të Bashkuara është duke bshkëpunuar me hetimin e zotit Mueller./tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulimet shkencore që mahnitën botën gjatë vitit 2017
Previous article BUNDESLIGA/ Njihuni me golashënuesve dhe assistuesve më të mirë në Gjermani

g.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT