• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PËR PE, VOTOJNË GREKËT/ Garojnë 31 parti për 21 mandate, Mitsotakis bëri apel për pjesëmarrje
Home
Rajon

ZGJEDHJET PËR PE, VOTOJNË GREKËT/ Garojnë 31 parti për 21 mandate, Mitsotakis bëri apel për pjesëmarrje

9 June, 2024 s.autor Rajon

Prej orës shtatë të mëngjesit janë hapur në gjithë Greqinë kutitë e votimit për zgjedhjet e kandidatëve për deputetë në PE si pjesë e procesit zgjedhor në shtetet anëtare të BE që ka nisur ditët e mëparshme dhe përfundon sot.

Në garën e Greqisë marrin pjesë 31 parti, ndërsa 21 mandatet nga gjithsej 720 që i takon vendit në Parlamentin Europian pretendohen nga 1168 kandidatë.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pasi ka ushtruar të drejtën e votës ka deklaruar se duhet të votojmë për një Greqi dhe Europë të fuqishme.

“Zgjedhjet evropiane kanë rëndësinë e tyre të veçantë, në pesë vitet e ardhshme do të merren vendime shumë të rëndësishme në Evropë. Është tepër e rëndësishme të kemi një zë të fortë grek, një përfaqësim të fortë në Parlamentin Evropian, në mënyrë që si Greqi të mund të pretendojmë sa të mundemi nga Evropa”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Nga ana e tij lideri i partisë opozitare Syriza Stefanos Kasselakis u ka bërër thirrje gjithë grekëve të votojnë.

“Sot është festë e demokracisë, zgjedhim se çfarë lloj Evrope duam të kemi. Evropa ka një ndikim të madh në jetën tonë, ndaj pjesëmarrja është e nevojshme për të gjithë ne. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve tanë që të japin 30 minuta ose më pak nga koha e tyre për të ardhur të votojnë dhe për të marrë jetën e tyre në duart e tyre”, tha Stefanos Kasselakis, lideri i partisë opozitare Syriza.

Në udhëzimet që ka dhënë ministria e Brendshme theksohet orari i mbylljes së kutive të votimeve në orën 7 të pasdites, ju rikujtohet qytetarëve se mund të votojnë me kartë identiteti , pasaportë ,lejen e qarkullimit , ose me librezën e sigurimeve shëndetësore si mjet identifikimi ,ndërsa pranohet edhe karta dixhitale e identitetit.

Janë rreth 9.8 milion grekë të regjistruar në listat zgjedhore të cilët mund të zgjedhin deri në katër persona nga kandidatët e listës së partisë që preferojnë. Të drejtën e votës në zgjedhjet evropiane kanë edhe të gjithë 17-vjeçarët e lindur para dhjetorit 2007.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA NË PLAZHE/ Ndëshkohen shkelësit në nisje të sezonit turistik! Bllokohen 9 mjete lundruese në Vlorë, Durrës e Velipojë
Previous article KARNAVALET E KORÇËS/ Festivali shumëngjyrësh që po kthehet në “magnet” edhe për turistët

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT