• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KARNAVALET E KORÇËS/ Festivali shumëngjyrësh që po kthehet në “magnet” edhe për turistët
Home
Kulturë

KARNAVALET E KORÇËS/ Festivali shumëngjyrësh që po kthehet në “magnet” edhe për turistët

9 June, 2024 s.autor Kulturë

Parada e 17-të e Karnavaleve të Korçës është ndjekur nga mijëra qytetarë vendas dhe turistë që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në qytetin juglindor.

Festivali i Karnavaleve të Korçës çdo vit e më tepër po tërheq më shumë turistë, por edhe pjesëmarrës në këtë garë që është kthyer në traditë për qytetin.

Këtë vit garuan 25 grupe nga Korça dhe 5 grupe nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Italia, të cilët tregojnë se janë mrekulluar nga atmosfera.

Ne jemi këtu për herë të dytë, kemi qenë edhe para 6 vitesh. Është kënaqësi të jesh në Korçë, atmosfera është fantastike ndërsa ne kemi sjellë kostume tradicionale të Veriut të Bullgarisë.”

“Maska që ne kemi sjellë është çaji, në vijmë gjithmonë në karnavale,” shprehen nga grupi i Maqedonisë së Veriut.

“Është hera e parë që jemi këtu, vijmë nga Greqia, kemi sjellë karnavalet e Ksanthi, kemi sjellë derrkucë. Jemi shumë të lumtur që na ftuan dhe uroj që ky bashkëpunim të vijojë.”

Jo vetëm pjesëmarrësit, por edhe turistë e shumtë kanë shijuar atmosferën e këtij festivali.

“Kam ardhur nga Franca jam i lumtur që rastisa me ditën e karnavaleve sepse këtu atmosfera qenka shumë e bukur dhe shumëngjyrëshe”.

“Vij nga Zelanda e Re, jam kënaqur shumë, më pëlqejnë shumë kostumet”.

Festivali i Karnavaleve të Korçës tashmë është kthyer në traditë dhe organizatorët premtojnë se do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET PËR PE, VOTOJNË GREKËT/ Garojnë 31 parti për 21 mandate, Mitsotakis bëri apel për pjesëmarrje
Previous article "PLAS" SHERRI NË KAVAJË/ 2 të plagosur me thikë, arrestohen dy persona

s.autor

Postime të ngjashme

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT